(6) Nga burimi që vetëm adhuruesit e Perëndisë pinë, dhe të cilin mund ta çojnë (bartin) kah të duan;
(7) ata (njerëz) që e zbatojnë premtimin dhe i druajnë Ditës, tmerri i së cilës përhapet gjithëkah,
(8) dhe i ushqejnë të varfërit, bonjakët dhe të zënët robë (në luftë), madje edhe pse janë vetë nevojtarë për te (ushqim).
(9) (Thonë ata): “Na, ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Na – për këtë, nuk duam shpërblim as falenderim!
(10) Na i druajmë Zotit tonë atë Ditë kur fytyrat janë të vrenjtura dhe të ashpra”.
(11) Perëndia i ruan ata nga tmerret e asaj Dite; Ai atyre u jep shkëlqim (në fytyrat e tyre) dhe gëzim,
(12) dhe, për durimin e tyre (në të drejtë), Ai i shpërblen ata me xhennet dhe (petka) të mëndafshta:
(13) (ata) të mbështetur në kanape, nuk do ta ndjejnë as vapën (e Diellit) dhe as të ftohtit (e dimërit),
(14) dhe do t’u jetë afër tyre hija e pemëve, frutet e të cilave do të mund t’i shfrytëzojnë (kapin) lehtë.
(15) Do të shërbehen ata nga enët e argjendta dhe kupat (si shtamba) e tejdukshme,
(16) të tejdukshme, nga argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës.
(17) Në të (xhennet) do të pinë shishe pijesh të përziera me Zenxhebil
(18) nga burimi i xhennetit, (pija) e quajtur Selsebil.
(19) Atyre do t’u shërbejnë djelmoshat (shërbyesit) përherë të rinj, - që, kur t’i shikosh, duken se janë margaritarë të shpërndarë.
(20) Dhe, kahdo të shikosh (në xhennet), do të shohësh komoditet e begati të gjerë.
(21) Ata do të janë të veshur me petka të holla mëndafshi të gjelbërt, dhe nga mëndafsi i trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë, dhe do t’u jap Zoti i tyre të pinë pije të pastërta (të mrekullueshme).
(22) (Ju thuhet atyre): “Ky është shpërblimi juaj; përpjekja juaj (në vepra të mira) është e falenderuar.
(23) Me të vërtetë, Na ta kemi shpallur Kur’anin ty në intervale (kohë pas kohe),
(24) Duro (prite) vendimin e Zotit tënd, e mos dëgjo as mëkatarët, as jobesimtarët!
(25) Dhe, përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje,