التكوير At-Takwir
(1) Kur Dielli të humbë shkëlqimin,
(2) dhe kur yjet të rrëzohen (errësohen),
(3) dhe kur malet të lëvizin,
(4) dhe kur devet mbarsë të mbeten pa çoban (të pakujdes),
(5) dhe kur shtazët e egra të tubohen,
(6) dhe kur devet vlojnë,
(7) dhe kur shpirtërat bashkohen me trupëra,
(8) dhe kur vajza e varrosur për së gjalli, do të pyetet
(9) për çfarë faji është mbytur,
(10) dhe kur të shpërndahen listat (librat e veprave të njerëzve),
(11) dhe kur qielli zhvendoset,
(12) dhe kur të flakërojë skëterra,
(13) dhe kur të afrohet xhenneti,
(14) çdokush do të di për veprat që ka përgatitur.
(15) Dhe – betohem në yjet – që perëndojnë
(16) të cilët lëvizin dhe zhduken nga shikimi (horizonti),
(17) dhe në natën kur bie terri,
(18) dhe agimin kur gdhinë (zbardhëllon drita).
(19) Me të vërtetë, Kur’ani është fjala e të Dërguarit fisnik (Xhebrailit),
(20) të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit (Kozmosit)
(21) të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh).
(22) E shoku juaj (Muhammedi), nuk është i marrë.
(23) Ai (Muhammedi) e ka parë qartë (Xhebrailin) në horizont,
(24) dhe, kur është fjala për Shpalljen, ai (Muhammedi) nuk është dorështrënguar (nuk e mshehë atë),
(25) dhe Kur’ani nuk është fjalë e djallit të mllkuar,
(26) e, kah po ia mbani (me këto mendime)?!
(27) Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë, për tërë botën (njerëzit):
(28) për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë,
(29) e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Perëndia, Zoti i gjithë botërave!