(15) në të cilin do të hidhet vetëm më i keqi,
(16) i cili ka përgënjeshtruar dhe është larguar nga besimi;
(17) e do të jetë larg nga ai (zjarri), ai që i druan Perëndisë,
(18) ai që ndanë nga pasuria e tij, duke e pastruar veten (nga të këqiat),
(19) e nuk e jep atë – për t’ia kthyer ndokush,
(20) por vetëm që të fitojë kënaqësinë e Zotit të tij të Lartëmadhërueshëm,
(21) dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!
الضحى Ad-Dhuhaa
(1) Betohem në mëngjesin,
(2) dhe natën kur terrohet e qetësohet –
(3) Zoti yt, nuk të ka braktisur e as nuk të ka urrejtur!
(4) Me të vërtetë, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,
(5) e, me të vërtetë, Zoti yt do të japi ty, e ti do të jesh i kënaqur.
(6) A nuk ishe ti bonja, e Ai të mori në strehim,
(7) dhe të gjeti të humbur (të paudhëzuar), e të udhëzoi me Shpalljen e Kur’anit,
(8) dhe ishe i varfër e të bëri të pasur?
(9) Mos e nënçmo bonjakun
(10) e lypsin mos e refuzo me ashpërsi,
(11) dhe dhuntitë e Zotit tënd, shprehi!
الشرح Ash-Sharh
(1) Vallë, a nuk ta kemi zgjëruar krahërorin (zemrën tënde),
(2) dhe ta kemi heqë barrën ty,
(3) e cila të ka rënduar tepër kurrizin tënd,
(4) dhe e kemi ngritur lart emrin (kujtimin) tënd!
(5) E, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi,
(6) me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi (lumturi)!
(7) E, kur ta kryejsh njërën punë, filloja tjetrës (menjëherë)
(8) dhe (vetëm) te Zoti yt syno (drejtohu)!