الإخلاص Al-Ikhlaas
(1) Thuaj: “Perëndia është Një!
(2) Perëndisë i drejtohen për çdo gjë!
(3) (Ai) nuk ka lindur prej ndokujt, as nuk ka lindur kë,
(4) dhe askush nuk i gjason Atij!”
الفلق Al-Falaq
(1) Thuaj: “I lutem dhe mbështetem te Zoti i agimit
(2) që të më mbrojë nga sherri i të gjitha krijesave,
(3) dhe prej sherrit të natës kur kaplon terri,
(4) dhe prej sherrit të falltorëve që fryejnë në nyje (bëjnë magji),
(5) dhe nga sherri i ziliqarit kur e shfaq zilinë!”
الناس An-Naas
(1) Thuaj: “I lutem dhe i mbështetem Zotit të njerëzve,
(2) Sundimtarit të njerëzve,
(3) Perëndisë së njerëzve,
(4) nga sherri i djallit, bezdisës,
(5) i cili fshehurazi hedh dyshime në shpirtërat e njerëzve –
(6) prej xhindëve dhe prej njerëzve!”