الحجر Al-Hijr
(1) Elif Lâm Râ. Këto janë ajetet e Librit, të Kur’anit të qartë!
(2) Shpeshherë mohuesit do të dëshironin që të ishin muslimanë.
(3) Lëri ata që të hanë dhe le të kënaqen, dhe lë t’i mashtrojë shpresa; ata do ta dinë (fundin)!
(4) Na nuk i kemi zhdukur banorët e asnjë vendi, për pa ardhur koha e caktuar,
(5) asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë as ta ngadalësojë (caktimin Tonë për të).
(6) Ata thanë: “O ti, që të është shpallë Kur’ani, ti je, me të vërtetë, i marrë!
(7) Të na sillshe engjëjt, nëse je i drejtë?”
(8) Na i dërgojmë engjëjt vetëm me të Vërtetën (me dënim të premtuar), dhe atëherë nuk u jepet afat për të pritur (por dënimi merr fund).
(9) Na, me të vërtetë, kemi shpallë Kur’anin dhe, Na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij).
(10) Na, me të vërtetë, u kemi dërguar pejgamberë edh para teje, - grupeve (popujve) të mëparshëm,
(11) dhe asnjë pejgamber nuk ka ardhur e që ata të mos talleshin me të.
(12) Ja, kështu Na, fusim (talljen) në zemrat e mëkatarëve,
(13) ata nuk e besojnë atë (profetin Muhammed), e madje, ka kaluar ligji (mbi dënimin) e popujve të kaluar (për tallje me pejgamberët).
(14) Sikur Ne ta hapnim një derë të qiellit dhe ata të ngjiteshin nëpër të,
(15) do të thonin (ata): “Sytë na kanë qenë të mjegulluar, na jemi popull i magjepsur!”