(52) kur, hynë tek ai dhe thanë: “Selam!” (Ibrahimi) tha: “Na po frikohemi nga Ju”.
(53) Ata thanë: “Mos u friko se na po të sihariqojmë ty me një djalë të dijshëm”.
(54) (Ibrahimi) tha: “A mos vallë do të më sihariqoni, tani, kur më ka goditur pleqëria? Me çka do të më sihariqoni mua?”
(55) Ata thanë: “Na do të sihariqojmë ty me një të Vërtetë që do të realizohet, e mos u bën shpresëhumbur!”
(56) (Ibrahimi) tha: “Kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përpos atyre që janë të humbur” –
(57) dhe pyeti (Ibrahimi): “E, çfarë është qëllimi juaj, o të dërguar?”
(58) (Ata) thanë: “Na jemi dërguar te një popull mëkatarë, -
(59) përpos familjes së Lutit (që nuk janë mëkatarë). Na do t’i shpëtojmë të gjithë ata (anëtarët e familjes së Lutit) –
(60) përveç gruas së tij; për atë, Na kemi caktuar dënim, të cilin do ta shiojë ajo”.
(61) Dhe, kur të dërguarit erdhën te Luti,
(62) (Luti) tha: “Ju, me të vërtetë, jeni njerz të panjohur!”
(63) Ata thanë: “Jo, na të kemi sjellur atë, në të cilën ata (mohuesit nga populli yt) dyshojnë,
(64) të sjellim atë që do të ngjajë me siguri, e ne, me të vërtetë, jemi të sinqertë.
(65) Udhëto ti me familjen tënde, në një kohë të natës, e shko ti pas tyre, e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtim të urdhëruar!”
(66) Dhe Ne, ia kemi shpallur atij, atë që do të ngjajë: që ata të gjithë – deri në të mbramin, do të zhduken, në agim.
(67) Dhe, erdhën të gëzueshëm banorët e qytetit.
(68) (Luti) tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni,
(69) dhe druajuni Perëndisë, dhe mos më poshtëroni mua!”
(70) Ata (populli i Lutit) thanë: “A nuk të kemi ndaluar na ty, që të pranosh mysafirë?”