الأنبياء   سورة  : Al-Anbiyaa


سورة Sura   الأنبياء   Al-Anbiyaa
قُلْ إِنَّمَا أُنذِرُكُم بِالْوَحْيِ ۚ وَلَا يَسْمَعُ الصُّمُّ الدُّعَاءَ إِذَا مَا يُنذَرُونَ (45) وَلَئِن مَّسَّتْهُمْ نَفْحَةٌ مِّنْ عَذَابِ رَبِّكَ لَيَقُولُنَّ يَا وَيْلَنَا إِنَّا كُنَّا ظَالِمِينَ (46) وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا ۖ وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا ۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَاسِبِينَ (47) وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَىٰ وَهَارُونَ الْفُرْقَانَ وَضِيَاءً وَذِكْرًا لِّلْمُتَّقِينَ (48) الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُم بِالْغَيْبِ وَهُم مِّنَ السَّاعَةِ مُشْفِقُونَ (49) وَهَٰذَا ذِكْرٌ مُّبَارَكٌ أَنزَلْنَاهُ ۚ أَفَأَنتُمْ لَهُ مُنكِرُونَ (50) ۞ وَلَقَدْ آتَيْنَا إِبْرَاهِيمَ رُشْدَهُ مِن قَبْلُ وَكُنَّا بِهِ عَالِمِينَ (51) إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَا هَٰذِهِ التَّمَاثِيلُ الَّتِي أَنتُمْ لَهَا عَاكِفُونَ (52) قَالُوا وَجَدْنَا آبَاءَنَا لَهَا عَابِدِينَ (53) قَالَ لَقَدْ كُنتُمْ أَنتُمْ وَآبَاؤُكُمْ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ (54) قَالُوا أَجِئْتَنَا بِالْحَقِّ أَمْ أَنتَ مِنَ اللَّاعِبِينَ (55) قَالَ بَل رَّبُّكُمْ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ الَّذِي فَطَرَهُنَّ وَأَنَا عَلَىٰ ذَٰلِكُم مِّنَ الشَّاهِدِينَ (56) وَتَاللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصْنَامَكُم بَعْدَ أَن تُوَلُّوا مُدْبِرِينَ (57)
الصفحة Page 326
(45) Thuaj: “Unë vetëm ju paralajmëroj juve me shpallje”. Por, të shurdhërit nuk dëgjojnë thirrjen kurparalajmërohen.
(46) E, sikur t’i prekë një puhi prej dënimit të Zotit tënd, ata me siguri do të thonin: “Kuku për ne, na kemi qenë zullumqarë”.
(47) Dhe Ne, në Ditën e Kijametit do të vendosim peshoja të sakta, e askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi për asgjë edhe nëse është fjala për peshë sa të një kokërre hara dalli (lloj mëlmese), Na do ta sjellim atë (për llogari), e Na jemi të mjaftueshëm për llogaritje.
(48) Na, me të vërtetë, ia kei dërguar Musait dhe Harunit – Librin, (i cili ndanë të Vërtetën prej të pavërtetës) edhe dritë edhe këshillë për ata që besojnë,
(49) të cilët i druajnë Zotit të tyre – kur nuk i sheh askush, dhe ata brengosen për çastin e Ditës së Kijametit.
(50) Dhe ky (Kur’ani) është këshillë e uratë, të cilën Ne (Perëndia) e kemi shpallur, e vallë, si ta mohoni ju atë?
(51) Na ia kemi dhënë Ibrahimit qysh më parë pjekurinë (e profetnisë) dhe Ne e kemi ditur (se ai është i denjë për te),
(52) kur ai i tha babës së vet dhe popullit të tij: “Ç’janë këta idhuj, që ju po i adhuroni kaq shumë?”
(53) Ata thanë: “Kemi gjetur se baballarët (të parët) tanë i adhuronin këta”.
(54) (Ibrahimi) tha: “Me të vërtetë, ju (si) dhe baballarët tuaj jeni në humbje të qartë”.
(55) Ata thanë: “A na ke sjellë ti të Vërtetën, apo ti je nga ata që tallen?”
(56) (Ibrahimi) tha: “Jo, por Zoti juaj është Zot’i qiejve dhe i Tokës, që Ai i krijoi ndërsa unë jam njëri prej atyre që e dëshmojnë këtë.
(57) Dhe, për Zotin, do t’ju bëjë një dredhi idhujve tuaj, posa të largoheni ju!” –
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022