الأنبياء   سورة  : Al-Anbiyaa


سورة Sura   الأنبياء   Al-Anbiyaa
وَجَعَلْنَاهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا وَأَوْحَيْنَا إِلَيْهِمْ فِعْلَ الْخَيْرَاتِ وَإِقَامَ الصَّلَاةِ وَإِيتَاءَ الزَّكَاةِ ۖ وَكَانُوا لَنَا عَابِدِينَ (73) وَلُوطًا آتَيْنَاهُ حُكْمًا وَعِلْمًا وَنَجَّيْنَاهُ مِنَ الْقَرْيَةِ الَّتِي كَانَت تَّعْمَلُ الْخَبَائِثَ ۗ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمَ سَوْءٍ فَاسِقِينَ (74) وَأَدْخَلْنَاهُ فِي رَحْمَتِنَا ۖ إِنَّهُ مِنَ الصَّالِحِينَ (75) وَنُوحًا إِذْ نَادَىٰ مِن قَبْلُ فَاسْتَجَبْنَا لَهُ فَنَجَّيْنَاهُ وَأَهْلَهُ مِنَ الْكَرْبِ الْعَظِيمِ (76) وَنَصَرْنَاهُ مِنَ الْقَوْمِ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمَ سَوْءٍ فَأَغْرَقْنَاهُمْ أَجْمَعِينَ (77) وَدَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ إِذْ يَحْكُمَانِ فِي الْحَرْثِ إِذْ نَفَشَتْ فِيهِ غَنَمُ الْقَوْمِ وَكُنَّا لِحُكْمِهِمْ شَاهِدِينَ (78) فَفَهَّمْنَاهَا سُلَيْمَانَ ۚ وَكُلًّا آتَيْنَا حُكْمًا وَعِلْمًا ۚ وَسَخَّرْنَا مَعَ دَاوُودَ الْجِبَالَ يُسَبِّحْنَ وَالطَّيْرَ ۚ وَكُنَّا فَاعِلِينَ (79) وَعَلَّمْنَاهُ صَنْعَةَ لَبُوسٍ لَّكُمْ لِتُحْصِنَكُم مِّن بَأْسِكُمْ ۖ فَهَلْ أَنتُمْ شَاكِرُونَ (80) وَلِسُلَيْمَانَ الرِّيحَ عَاصِفَةً تَجْرِي بِأَمْرِهِ إِلَى الْأَرْضِ الَّتِي بَارَكْنَا فِيهَا ۚ وَكُنَّا بِكُلِّ شَيْءٍ عَالِمِينَ (81)
الصفحة Page 328
(73) Dhe Na, i kemi bërë ata udhëheqës, të cilët udhëzonin sipas urdhërit Tonë dhe u kemi shpallur atyre që të punojnë vepra të mira, të bëjnë namazin dhe të japin zeqatin, e vetëm neve na kanë adhuruar.
(74) Dhe Lutit ia kemi dhënë profetninë dhe dijeninë, dhe e shpëtuam atë prej banorëve të vendbanimit, të cilët punonin vepra të këqia. Me të vërtetë, ata kanë qenë njerëz të këqinj e të mbrapsht.
(75) E, atë e kemi shpënë në mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ai është prej të mirëve.
(76) (Kujtoje) Nuhun kur ai thirri – para këtyre (që u përmendën), e iu gjegjëm atij dhe e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga pikëllimi i madh.
(77) Dhe i ndihmuam atij kundër popullit, i cili argumentet Tona i konsideronte gënjeshtra. Me të vërtetë, ata kanë qenë popull i keq, andaj i fundosëm të gjithë ata.
(78) (Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat, në të cilat kullotën natën bagtia (pa barinj), e Ne kemi qenë dëshmitarë të gjykimit të tyre.
(79) E, Na, ia mësuam Sulejmanit gjykimin dhe dyve u dhamë mençuri e dijeni. Na kemi nënshtruar malet dhe shpendët që bashkë me Dautin ta lavdërojnë Perëndinë, këtë, Ne kemi fuqi ta bëjmë.
(80) Dhe Na, ia kemi mësuar atij (Dautit) punimin e këmishave të hekurit për ju, për t’ju mbrojtur juve në luftë me armikun, andaj, a jeni ju mirënjohës?
(81) Dhe, i kemi dhënë Sulejmanit frymë të fortë, që të ecë ajo (fryma) sipas urdhërit të tij, kah toka, të cilën Ne e kemi bekuar; dhe Na i dimë të gjitha gjërat;
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022