(47) Dhe, ata të nxisin ty (që t’ju vijë tyre) dënimi, e Perëndia kurrsesi nuk e then premtimin e Vet. Me të vërtetë, një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet sipas numrimit tuaj (në këtë jetë).
(48) Sa e sa vendbanime, të cilave u kam shtyer Unë dënimin duke qenë ata zullumqarë – e prapëseprapë i kam dënuar. E, tek Unë kthehet çdo gjë.
(49) Thuaj (o Muhammed): “O njerëz, unë jam për ju vetëm paralajmërues i qartë!”
(50) Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, për ta ka falje dhe dhunti fisnike;
(51) e ata që përpiqen t’i mohojnë argumentet Tona, duke supozuar se nuk do të mund t’i dënojmë, janë banorë të xhehennemit.
(52) Dhe, Ne, nuk kemi dërguar para teje, asnjë të dërguar, e asnjë pejgamberë – që kur dëshironte ai (i dërguari), djalli të mos hedhte ndonjë (parashikim) në dëshirën e tij; e Perëndia largonte atë që e hedhte djalli, e pastaj i forconte argumentet e Veta. Perëndia është i Plotëdijëshëm dhe i Gjithëdijshëm.
(53) (Perëndia don) të bëjë atë që e hedhë djalli, sprovë për ata, zemrat e të cilëve janë të sëmura dhe për ata, zemrat e të cilëve janë të egra. Me të vërtetë, zullumqarët janë në përçarje të madhe;
(54) dhe (Perëndia don që) të dinë ata, të cilëve u është dhënë dijenia, se ai (Kur’ani), është e Vërteta nga Zoti yt, e që ta besojnë atë dhe që zemrat e tyre të priren në të. Me të vërtetë, Perëndia i udhëzon besimtarët në rrugën e drejtë.
(55) E, ata që mohojnë, vazhdojnë të dyshojnë në të (Kur’an), derisa të mos u arrijë atyre çasti i papritur (vdekja), ose (derisa të mos arrijë dënimi i tyre) në Ditën e fundit.