الحج   سورة  : Al-Hajj


سورة Sura   الحج   Al-Hajj
الْمُلْكُ يَوْمَئِذٍ لِّلَّهِ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ ۚ فَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ (56) وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا فَأُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُّهِينٌ (57) وَالَّذِينَ هَاجَرُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ ثُمَّ قُتِلُوا أَوْ مَاتُوا لَيَرْزُقَنَّهُمُ اللَّهُ رِزْقًا حَسَنًا ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَهُوَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ (58) لَيُدْخِلَنَّهُم مُّدْخَلًا يَرْضَوْنَهُ ۗ وَإِنَّ اللَّهَ لَعَلِيمٌ حَلِيمٌ (59) ۞ ذَٰلِكَ وَمَنْ عَاقَبَ بِمِثْلِ مَا عُوقِبَ بِهِ ثُمَّ بُغِيَ عَلَيْهِ لَيَنصُرَنَّهُ اللَّهُ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٌ (60) ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ وَأَنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ بَصِيرٌ (61) ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِ هُوَ الْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ (62) أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ أَنزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَتُصْبِحُ الْأَرْضُ مُخْضَرَّةً ۗ إِنَّ اللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ (63) لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَإِنَّ اللَّهَ لَهُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ (64)
الصفحة Page 339
(56) I tërë pushteti, atë ditë i përket Perëndisë. Ai do të gjykojë në mes tyre: ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, do të gjenden në kopshtet e dhuntive,
(57) e ata që nuk besojnë dhe i përgënjeshtrojnë ajetet Tona, për ta ka dënim të poshtëruar.
(58) Dhe ata, që kanë emigruar në rrugën e Perëndisë, e kanë rënë dëshmorë, apo kanë vdekur, me siguri do t’i furnizojë Perëndia me shpërblim të mirë. Dhe, me të vërtetë, Perëndia është furnizuesi (dhuruesi) më i mirë,
(59) Ai do t’i shpie ata, në vendin ku, me të vërtetë, do të jenë të kënaqur! Perëndia me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i butë.
(60) Po, kështu është kjo! Kush dënon aq sa është dëmtuar ai me të, e pastaj përsëri i bëhet zullum atij, Perëndia, me siguri, do ta ndihmojë atë. Me të vërtetë, Perëndia është shlyes i mëkateve dhe falës.
(61) Po, kështu është kjo! E, Perëndia, me të vërtetë, e shtie natën në ditë, e ditën në natë (e ndërron gjatësinë në mes tyre), dhe Perëndia, i dëgjon dhe i sheh të gjitha.
(62) Po, kështu është kjo! Që Perëndia, me të vërtetë, është Ai, që ekziston, e që, të gjitha ato që ata i adhurojnë, përpos Tij, janë të paekzistueshme. Dhe, padyshim, Perëndia është i lartësuar dhe i madh.
(63) A nuk sheh ti se Perëndia lëshon shiun nga qielli, e toka gjelbërohet. Me të vërtetë, Perëndia është i butë dhe i dijshëm për çdo gjë,
(64) të Tija janë gjithë çka ka në qiej dhe gjithë ç’ka në Tokë! Me të vërtetë, Perëndia nuk ka nevojë për asgjë, dhe vetëm Ai është i denjë për falenderim!
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022