(78) Ai (Karuni) tha: “Kjo më është dhënë vetëm në bazë të dijenisë sime”. E, vallë, a nuk e di ai, se Perëndia i ka zhdukur shumë brezni para tij, të cilët kanë qenë më të fuqishëm dhe që patën grumbulluar më shumë se ky. Dhe, njerëzit e këqinj, as që do të pyeten për arsyetimin e mëkatëve të tyre.
(79) E, doli ai (Karuni) para popullit të vet me shkëlqimin (salltanatin) e tij. E, thanë ata që lakmonin jetën e kësaj bote: “Ah! sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Ai, (me të vërtetë), ka fat të madh”.
(80) E, njerëzit e dijshëm thonin: “Mjerë për ju! Shpërblimi i Perëndisë është më i mirë për atë që beson dhe punon vepra të mira, e do t’u jepet ky (shpërblim) vetëm të durueshmëve”.
(81) Dhe Ne, e kemi fundosë atë (Karunin) dhe shtëpinë e tij në tokë, dhe askush nuk ka mund t’i ndihmojë atij nga dënimi i Perëndisë, e as që ka mund të mbrohet (prej dënimit të Perëndisë).
(82) E, ata, që më parë dëshironin të jenë në pozitën e tij, thoshin: “Ububu! Po duket se Perëndia, me të vërtetë, i jep bollëk kujt të dojë prej robërve të Tij dhe ia mungon (kujt të dojë). Sikur Perëndia të mos na kishte bërë dhunti neve, me të vërtetë, do të na kishte fundosë. Ububu! (po duket se) me të vërtetë, mohuesit nuk kanë shpëtim!”
(83) Atë shtëpinë e botës tjetër, Na do ta bëjmë për ata që nuk dëshirojnë madhështi e as ngatërresa në Tokë. E, përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqiat.
(84) Kush bënë një të mirë, për te ka shpërblim më të mirë (se atë që ka punuar). E, ai që bën një të keqe, ai dënohet vetëm aq sa e meriton vepra e tij.