(6) dhe t’ua mundësojmë atyre vendosjen në Tokë dhe t’jua tregojmë Faraoit, Hamanit dhe ushtrisë së tyre mu atë prej së cilës frikësoheshin ata.
(7) Dhe, Na, e kemi inspiruar nënën e Musait: “Jepi gji, e kur të frikësohesh (për jetën e tij) hudhe në det (lumi Nil) dhe mos u frikëso (se do të mbytet), as mos u hidhëro; Na, me të vërtetë, do ta bëjmë Pejgamber”.
(8) Dhe, familja e Faraonit, e përvetësoi ate, - e që një ditë – t’u bëhet armik dhe katastrofë e tyre. Me të vërtetë, Faraoni e Hamani dhe ushtria e tyre, kanë qenë mëkatarë.
(9) Dhe gruaja e Faraonit tha: “Ky, do të jetë gëzimi im dhe i yti! Mos e mbytni, ndoshta do të na sjellë dobi, ose ta përvetësojmë për djalë”. E, ata, nuk e parandien përfundimin.
(10) Dhe zemra e nënës së Musait mbeti e zbrazët (nga çdo gjë, pos kjtimit të djalit të saj). Dhe, gati që e zbuloi, sikur mos t’ia kishim forcuar Ne zemrën e saj, që të jetë njëra nga besimtaret (që beson, se premtimi i Perëndisë do të realizohet) –
(11) Dhe, ajo i tha, motrës së atij: “Shko pas tij (fëmijës)!” dhe, ajo e vërejti anash (nga largësia), e ata nuk e hetonin.
(12) E, Na ia kemi pasë ndaluar mëndeshat (gruaja që i jep gji fëmijës së huaj), Musait, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju gjejë një familje, e cila do të kujdeset për të, duke ia dashur të mirën atij?”
(13) Dhe, Na e kthyem atë – te nëna e vet, që të gëzohet e të mos pikëllohet, dhe që të dijë se premtimi i Perëndisë është i sigurtë, por, shumica e njerëzve nuk e dinë.