(28) Dhe, Ne nuk i kemi dërguar kurrfarë ushtrie (nga qielli) popullit të tij – pas tij, dhe Ne nuk kemi dërguar asgjë,
(29) vetëm një zë të tmerrshëm, e u shuan përnjëherësh.
(30) Ah, sa mjerim për ata njerëz! Kurdo që u vinte ndonjë pejgamber, ata nuk bënin tjetër, por vetëm talleshin me te.
(31) Vallë, a nuk panë ata se sa e sa gjenerata para tyre i kemi shkatërruar, e nuk u kthyen,
(32) e të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne.
(33) E, dëshmi për ta – është toka e vdekur; Ne e ngjallim atë, dhe nga ajo nxjerrim kokrra (drithëra), me të cilat ushqeheni.
(34) Ne kemi krijuar në tokë kopshte hurmesh dhe vreshta, - dhe kemi bërë në të burime uji,
(35) që ata t’i hanë frutet e tyre dhe nga ato që i punojnë duart e tyre; e përse ata nuk duan të jenë mirënjohës?
(36) Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar të gjitha llojet (gjinitë): çka binë prej tokës, dhe nga ata vetë (njerëzit) dhe nga ajo që ata nuk dinë!
(37) Dhe, argument për ta është nata: Na e menjanojmë (dritën) e ditës dhe atëherë – ata mbetën në errësirë.
(38) Dhe Dielli sillet deri në kufirin e vet të caktuar. Kjo është dispozitë e të Plotëfuqishmit dhe Gjithëdijshmit.
(39) Dhe Hënës ia kemi caktuar pozitat; ajo kthehet (duke qenë e plotë) e bëhet si rremi (i hollë) i vjetër i hurmës.
(40) As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata (Hëna) nuk mund ta kalojë ditën (Diellin); të gjitha lundrojnë në hapsirën qiellore (ose: çdo trup qiellor lëvizë).