يس   سورة  : Yaseen


سورة Sura   يس   Yaseen
وَآيَةٌ لَّهُمْ أَنَّا حَمَلْنَا ذُرِّيَّتَهُمْ فِي الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ (41) وَخَلَقْنَا لَهُم مِّن مِّثْلِهِ مَا يَرْكَبُونَ (42) وَإِن نَّشَأْ نُغْرِقْهُمْ فَلَا صَرِيخَ لَهُمْ وَلَا هُمْ يُنقَذُونَ (43) إِلَّا رَحْمَةً مِّنَّا وَمَتَاعًا إِلَىٰ حِينٍ (44) وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ اتَّقُوا مَا بَيْنَ أَيْدِيكُمْ وَمَا خَلْفَكُمْ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ (45) وَمَا تَأْتِيهِم مِّنْ آيَةٍ مِّنْ آيَاتِ رَبِّهِمْ إِلَّا كَانُوا عَنْهَا مُعْرِضِينَ (46) وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ أَنفِقُوا مِمَّا رَزَقَكُمُ اللَّهُ قَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا أَنُطْعِمُ مَن لَّوْ يَشَاءُ اللَّهُ أَطْعَمَهُ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ (47) وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ (48) مَا يَنظُرُونَ إِلَّا صَيْحَةً وَاحِدَةً تَأْخُذُهُمْ وَهُمْ يَخِصِّمُونَ (49) فَلَا يَسْتَطِيعُونَ تَوْصِيَةً وَلَا إِلَىٰ أَهْلِهِمْ يَرْجِعُونَ (50) وَنُفِخَ فِي الصُّورِ فَإِذَا هُم مِّنَ الْأَجْدَاثِ إِلَىٰ رَبِّهِمْ يَنسِلُونَ (51) قَالُوا يَا وَيْلَنَا مَن بَعَثَنَا مِن مَّرْقَدِنَا ۜ ۗ هَٰذَا مَا وَعَدَ الرَّحْمَٰنُ وَصَدَقَ الْمُرْسَلُونَ (52) إِن كَانَتْ إِلَّا صَيْحَةً وَاحِدَةً فَإِذَا هُمْ جَمِيعٌ لَّدَيْنَا مُحْضَرُونَ (53) فَالْيَوْمَ لَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَلَا تُجْزَوْنَ إِلَّا مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ (54)
الصفحة Page 443
(41) Dhe argument për ta është që pasardhësit e tyre i ngarkuam në anije përplot,
(42) dhe, për ta, Ne krijuam bartëse të ngjashme me anijen në të cilën hipin (e udhëtojnë).
(43) Dhe, po të duam Ne, ata i fundosim; andaj – as nuk do të mund t’u ndihmojë kush, as nuk do të mund të shpëtojnë,
(44) përpos me mëshirën Tonë dhe të kënaqen deri në një kohë.
(45) E, kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj (dënimit) që keni para jush (në këtë botë) dhe atë që është pas jush (botën tjetër), për të qenë të mëshiruar...”
(46) Dhe, atyre nuk u vinte asnjë argument nga argumentet e Zotit të tyre, e që ata të mos shmangeshin nga ato.
(47) E, kur atyre ju thuhet: “Jepni nga ato me të cilat Perëndia u ka furnizuar juve”, - e atëherë, mohuesit u thonë besimtarëve: “Vallë, a ne t’i ushqejmë ata, të cilët do t’i ushqente Perëndia – po të donte? Me të vërtetë, ju jeni në humbje të qartë!”
(48) Dhe, ata (mohusit) thonë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”
(49) Ata presin vetëm një zë të tmerrshëm, që do t’i kaplojë duke u grindur njëri me tjetrin,
(50) E, ata nuk do të mund t’i kryejnë porositë e as të kthehen te familja e tyre.
(51) Dhe, do të fryhet në Sur, e ata do të dalin nga varret dhe nxitojnë kah Zoti i tyre,
(52) duke thënë: “Kuku për ne! kush na ngjalli (çoi) prej shtretërve tanë?” (Ju thuhet): “Ja, kjo është ajo që e ka premtuar Mëshiruesi i Madh, e pejgamberët e kanë thënë të vërtetën!
(53) Do të jetë ai vetëm një zë i tmerrshëm, e ata të gjithë (përnjëherë) do të prezentohen para Nesh.
(54) Ja, sot (në këtë ditë), askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi, dhe ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni punuar.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022