(13) Përmendju atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur u erdhën atyre pejgamberët;
(14) Kur Ne u dërguam atyre dy, e ata i konsideronin gënjeshtarë, madje i përforcuam me të tretin, e thanë: “Ne, me të vërtetë, jemi dërguar te ju!”
(15) Ata (banorët e qytetit), ju thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne, e Bamirësi nuk ju ka zbritur asgjë; ju vetëm gënjeni”.
(16) Thanë (pejgamberët): “Zoti ynë e di që ne, me të vërtetë, jemi dërguar pejgamberë te ju,
(17) dhe se jemi të obliguar vetëm që të shpallim qartë”.
(18) Thanë (banorët): “Ne parandjejmë fatkeqësi nga ju; e nëse nuk frenoheni, do t’ju gjuamë me gurë dhe me siguri do t’ju godas dënimi i dhembshëm prej nesh”.
(19) Thanë (pejgamberët): “Fatkeqësia juaj është me ju. Vallë, a për atë që jeni këshilluar (e konsideroni fatkeqësi)? Jo, (por) ju jeni popull që kaloni kufirin në të këqia”.
(20) E, erdhi një njeri nga periferia e qytetit – duke nxituar dhe tha: “O populli im, pasoni pejgamberët;
(21) pasoni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi, e ata janë në rrugën e drejtë!
(22) Pse të mos e adhuroj unë Ate, i cili më ka krijuar. E, te Ai do të ktheheni ju.
(23) Vallë, a marr unë tjetër zot – pos Atij? Nëse Bamirësi i Gjithëmbarshëm dëshiron të më godas me ndonjë të keqe, - ndërmjetësimi i tyre nuk do të më sjell kurrfarë dobie, e as që do të munden të më shpëtojnë ata.
(24) Unë, atëherë – me siguri, do të jem në humbje të plotë.
(25) Unë, me të vërtetë, i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!”
(26) I thuhet atij: “Hyn në xhennet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,
(27) për çka më fali (nga mëkatet) Zoti im dhe më bëri të nderuar!”