(43) Dhe Ne ia kemi dhuruar atij familjen dhe po aq një numër tjetër anëtarësh (të familjes) – mëshirë prej Nesh dhe këshillim për njerëzit e mënçur,
(44) dhe merr me dorën tënde një tubë thuprash e rreh me to dhe mos e shkel betimin tënd!” Ne, e kemi ditur atë të durueshëm, (ai) është rob i mrekullueshëm. Ai, me të vërtetë, i është drejtuar (shumë) Zotit!
(45) Dhe kujtoji robërit Tonë: “Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largëpamës.
(46) Ne, atyre iu dhuruam një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme;
(47) Njëmend, ata janë tek Ne njerëz të mirë e të zgjedhur.
(48) Dhe kujtoje: Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin! Të gjithë ata kanë qenë të mirë.
(49) Ky është një kujtim i mirë – dhe, me të vërtetë, për njerëzit që ruhet nga mëkatet, ta kthim të mirë (në botën tjetër):
(50) në kopshtijet e Adnit – dyert e të cilit janë të hapura për ta,
(51) në të cilat rrijnë të mbështetur (në divane-kanape) e kënaqen em pemë dhepije të llojllojshme,
(52) pranë tyre do të ketë hyrie moshatare, që nuk shikojnë anash.
(53) Kjo iu është premtuar për Ditën e llogarisë;
(54) ky është, njëmend, furnizimi Ynë që nuk ka të sosur!
(55) Kjo është kështu (për besimtarët). E, për njerëzit e tërbuar (në të keqe), me të vërtetë, ka kthim të keq (në botën tjetër):
(56) ferri, në të cilin ata do të digjen. E, sa shtrat i shëmtuar që është ai!
(57) Kjo është kështu (për mohuesit)! E, le ta shijojnë ata këtë ujë të vëluar dhe të qelbët
(58) dhe të tjera mundime të llojllojshme, të ngjashme me to.
(59) (Atyre u thuhet): “Ky është grumbullim i dendur me ju (në ferr) e (u thuhet): Nuk ka çlirm për ta! Ata, me të vërtetë, do të digjen në zjarr!”
(60) (Populli i thjeshtë) iu përgjigjet (udhëheqësve të vet): “Jo, por ju mos paçit çlirim as qetësi, ju na keni sjellë në këtë gjendje, e sa strehim i keq është ky!”
(61) (Njerëzit e thjeshtë) thanë: “O Zoti ynë! Kush na përgatiti këtë neve, dyfishoju atyre dënimin në ferr!”