(17) (Perëndia ka urdhëruar): “Duro (o Muhammed) për atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë Daudin, e fuqishëm, ai me të vërtetë, i është drejtuar Zotit.
(18) Na ia kemi nënshtruar bjeshkët që bashkë me të t’i luten Perëndisë, në mbrëmje dhe në mëngjes,
(19) si dhe zogjët e tubuar. Të gjitha i drejtoheshin Atij (luteshin në Te).
(20) Dhe, Ne, ia kemi forcuar pushtetin e tij dhe i kemi dhënë mençuri dhe dijeni për të gjykuar.
(21) A të ka ardhur ty lajmi për kundërshtarët, kur hypen në tempullin e tij (fetar),
(22) kur hynë te Daudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: “Mos u frikëso, (na jemi) dy kundërshtarë, që njërit-tjetrit i ka bërë padrejtësi, prandaj gjyko mes nesh, me të drejtë, dhe mos u shmangë (prej së vërtetës), po na udhëzo në rrugë të drejtë.
(23) Me të vërtetë, ky është vëlla (mik) i im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, kurse unë kam vetëm një dele, andaj më tha: “Ma jep ti mua atë? – dhe ai në bisedë (polemikë) më mundi”.
(24) (Daudi) tha: “Me të vërtetë, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkur delen tënde, që ta bashkojë me delet e veta”. Dhe, me të vërtetë, shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, pos atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak”. Daudi e kuptoi, se Na, me të vërtetë – e kemi sprovuar atë, prandaj ka kërkuar falje nga Zoti i vet dhe u përul, duke rënë për dhé dhe duke u penduar.
(25) Pastaj, Ne këtë ia falëm atij, e ati te Na, ka një pozitë të veçantë dhe një kthim të mirë (në jetën tjetër).
(26) O Daud, Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me të drejtë dhe, mos shko pas pasionit tënd, se (ai pasioni) të largon nga rruga e Perëndisë! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Perëndisë, ka dënim të ashpër, ngase e kanë harruar Ditën e llogarisë.