(62) (Populli i Mekkes) thanë: “Pse nuk po i shohim njerëzit që i konsideronin të këqinj,
(63) a mos i kemi përqeshur ne at, a apo na kanë humbur sysh?”
(64) Kjo është, me të vërtetë, grindja e banorëve të ferrit.
(65) Thuaj (o Muhammed!): “Me të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues, e nuk ka zot përveç Allahut, të Vetmit e Ngadhënjimtarit,
(66) Zotit të qiejve e të Tokës dhe të asaj që gjendet midis tyre, të Plotëfuqishmit, Falësit”.
(67) Thuaj: “Ky (Kur’ani) është lajm i madh,
(68) e ju prej tij po shmangeni.
(69) Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për meleqtë e lartë, kur ata polemizuan mes vete, -
(70) mua vetëm më është shpallë se jam paralajmërues i qartë, -
(71) (Kujtoju atyre) kur Zoti yt u ka thënë meleqve: “Me të vërtetë, Unë do ta krijojë njeriun prej balte,
(72) e kur Unë ta plotësoj atë t’i jap frymë prej shpirtit Tim (kur t’i jap jetë), bëni sexhde atij!”
(73) E të gjithë meleqtë (engjëjt), së bashku, bënë sexhde,
(74) përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e ishte mohues.
(75) (Zoti) tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty, që të mos bësh sexhde para atij që e kam krijuar Unë me duart e Mia (pa ndihmën e askujt)? A mos je mendjemadhësuar apo mendon se je nga të lartit?”
(76) (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej baltës”.
(77) (Perëndia) tha: “Dil atëherë prej xhennetit! Me të vërtetë, ti je i dëbuar.
(78) Me të vërtetë mallkimi Im është mbit ty deri në Ditën e gjykimit”.
(79) (Iblisi) tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!”
(80) (Zoti) tha: “Me të vërtetë, do të jepet dy afat
(81) deri në ditën e caktuar”.
(82) (Iblisi) tha: “Pasha madhërinë Tënde, unë do t’i mashtrojë ata të gjithë –
(83) përveç robërve Tu të sinqertë!”