ص Saad
(1) Sâd! Pasha Kur’anin e madhërueshëm (që këshillon),
(2) (por) jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe përçarës (nuk e pranojnë të Vërtetën)!
(3) Sa e sa breza para tyre (popullit të Mekkes), Ne i kemi zhdukur, e ata kanë thirrë në ndihmë, por ka qenë vonë!
(4) Ata janë çuditur për ardhjen e një paralajmëruesi nga mesi i tyre, dhe jobesimtarët kanë thënë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar;
(5) A don ai që prej tërë perëndive të bëjë një perëndi? Me të vërtetë, kjo është një gjë e çudtishme!”
(6) Dhe paria nga mesi i tyre u larguan (duke i thënë njëri-tjetrit): “Shkoni dhe bëhuni të durueshëm pranë perëndive tuaj; Me të vërtetë, kjo është një punë (e madhe) që dëshirohet.
(7) Këtë nuk e kemi dëgjuar në fenë e mëparshme. Ky është vetëm një trillim;
(8) Vallë, nga mesi ynë atij t’i dërgohet Kur’ani?!” Por, ata dyshojnë në Këshillën Time, meqë ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
(9) Vallë, a te ata janë thesarët e mëshirës së Zotit tënd të Plotëfuqishëm dhe Dhurues?
(10) Apo i tyre është pushteti i qiejve dhe Tokës dhe ç’ka në mes tyre? E, le të ngjiten atëherë, me mjete (në qiell).
(11) Ata (jobesimtarët-kurejshit) janë një ushtri e vogë e përbërë nga grupet, të cilat do të shpartallohen aty.
(12) Edhe para tyre, kanë përgënjeshtruar populli i Nuhut, edhe Adi edhe Faraoni – pronar i godinave madhështore,
(13) edhe Themudi edhe populli i Lutit edhe banorët e Ejketit; këta janë aleatë (grupe);
(14) të gjithë këta i kanë konsideruar pejgamberët gënjeshtarë, andaj u realizua dënimi Im.
(15) Këta presin vetëm një zë të madh që nuk përsëritet,
(16) dhe ata (përqeshësit) thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!”