(41) O populli im, ç’është kjo, unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni në zjarr!
(42) Më thërritni që ta mohojë Perëndinë dhe t’i bëj shok Atij – atë, për të cilin unë nuk di, e unë ju thërras te i Plotëfuqishmi, Mëshiruesi i Madh.
(43) Padyshim se, ajo që më thërritni ju, nuk mund të thërritet (të jetë e adhuruar), as në këtë botë as në tjetrën dhe se kthimi ynë është te Perëndia, dhe, ata që e teprojnë me të këqia, do të jenë banorë të zjarrit.
(44) Ju, së shpejti do ta kujtoni atë që po ju them! E, unë – rastin tim ia lë Perëndisë, me të vërtetë, Perëndia i sheh robërit e Vet.
(45) Dhe, Perëndia e ruajti atë prej të këqiave dhe trillimeve të tyre, e ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i vrazhdë,
(46) zjarri (të cilit) i ekspozohen në mëngjes dhe mbrëmje, e kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit, ju thuhet): “Shpini ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!
(47) Dhe, kur ata të grinden në zjarr dhe t’u thonë ithtarët e shtypur – eprorëve që madhështoheshin: “Na, me të vërtetë, ju kemi ndjekur (pasuar) juve, e a mund të shmangëni prej nesh një pjesë të zjarrit?”
(48) Ata që madhështoheshin, do të thonë (që ishin eprorë): “Të gjithë ne jemi në të (zjarr). Perëndia, me të vërtetë, ka gjykuar mes robërve”.
(49) Dhe, ata që gjenden në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të skëterrës: “Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, (madje) qoftë vetëm një ditë!”