(50) (e rojtarët do t’u thonë atyre): “Vallë, a nuk ju kanë sjellë pejgamberët tuaj argumente të qarta?” Ata përgjigjen: “Po, me të vërtetë, (na kanë sjellur)”. Ata (rojtarët) ju thonë: “Lutjuni pra ju! – Por, thirrja (lutja) e mohuesve është vetëm në humbje”,
(51) Na, me të vërtetë, do t’u ndihmojmë pejgamberëve Tanë dhe atyre që besojnë – në jetën e kësaj bote dhe (atë) Ditë, kur do të sillën dëshmitarët (Ditën e Kijametit),
(52) (atë) Ditë kur zullumqarëve (mohuesve) nuk do t’u bëjë dobi arsyetimi i tyre dhe ata i pret mallkimi dhe vendbanimi i shëmtuar.
(53) Na, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait udhëzimin dhe u kemi dhënë në trashëgim bijve të Israelit Librin,
(54) si udhërrëfyes dhe këshillë për mentarët.
(55) Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhammed). Pa dyshim, premtimi i Perëndisë është i vërtetë (do të realizohet). Lutju Zotit për faljen e mëkateve tuaja dhe lartësoje Zotin tënd me falenderim, në mbrëmje dhe mëngjes!
(56) Ata që polemizojnë mbi argumentet e Perëndisë, pa u ardhur kurrfarë dokumenti (tjetër), në zemrat e tyre ka vetëm mendjemadhësi, e cila nuk do ti shpie në qëllimin e tyre, andaj kërko mbrojtje prej Perëndisë! Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.
(57) Krijimi i qiejve dhe i Tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por (këtë) shumica e njerëzve nuk e di.
(58) Nuk barazohet i verbëti dhe ai që sheh, dhe ai që beson e bën vepra të mira me atë që bën keq. E, pak po këshilloheni.