الأحقاف   سورة  : Al-Ahqaf


سورة Sura   الأحقاف   Al-Ahqaf
وَإِذَا حُشِرَ النَّاسُ كَانُوا لَهُمْ أَعْدَاءً وَكَانُوا بِعِبَادَتِهِمْ كَافِرِينَ (6) وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ قَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلْحَقِّ لَمَّا جَاءَهُمْ هَٰذَا سِحْرٌ مُّبِينٌ (7) أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ ۖ قُلْ إِنِ افْتَرَيْتُهُ فَلَا تَمْلِكُونَ لِي مِنَ اللَّهِ شَيْئًا ۖ هُوَ أَعْلَمُ بِمَا تُفِيضُونَ فِيهِ ۖ كَفَىٰ بِهِ شَهِيدًا بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ ۖ وَهُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (8) قُلْ مَا كُنتُ بِدْعًا مِّنَ الرُّسُلِ وَمَا أَدْرِي مَا يُفْعَلُ بِي وَلَا بِكُمْ ۖ إِنْ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰ إِلَيَّ وَمَا أَنَا إِلَّا نَذِيرٌ مُّبِينٌ (9) قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِن كَانَ مِنْ عِندِ اللَّهِ وَكَفَرْتُم بِهِ وَشَهِدَ شَاهِدٌ مِّن بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَىٰ مِثْلِهِ فَآمَنَ وَاسْتَكْبَرْتُمْ ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ (10) وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا لَوْ كَانَ خَيْرًا مَّا سَبَقُونَا إِلَيْهِ ۚ وَإِذْ لَمْ يَهْتَدُوا بِهِ فَسَيَقُولُونَ هَٰذَا إِفْكٌ قَدِيمٌ (11) وَمِن قَبْلِهِ كِتَابُ مُوسَىٰ إِمَامًا وَرَحْمَةً ۚ وَهَٰذَا كِتَابٌ مُّصَدِّقٌ لِّسَانًا عَرَبِيًّا لِّيُنذِرَ الَّذِينَ ظَلَمُوا وَبُشْرَىٰ لِلْمُحْسِنِينَ (12) إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (13) أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (14)
الصفحة Page 503
(6) E, kur të ringjallen njerëzit, ata (të adhuruarit, pos Perëndisë), do të jenë armiq të tyre (adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.
(7) E, kur t’u lexohen ajetet Tona të qarta, mohuesit thonë për të Vërtetën – posa të dëgjojnë: “Kjo është magji e qartë!”
(8) Ose ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur’anin)”. Thuaju (atyre): “Por, nëse unë e trilloj atë, ju nuk do të mund të më ndihmoni asgjë nga dënimi i Perëndisë. Ai di më së miri përse zhyteni në trillime për të (Kur’anin). Mjafton Ai dëshmitar mes meje dhe jush. Ai është Falës dhe Mëshirues”.
(9) Thuaju (atyre): “Unë nuk jam i pari profet (i ardhur në këtë Botë) dhe unë nuk di çka do të ndodhë me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më është shpallë dhe unë jam vetëm paralajmërues i qartë”.
(10) Thuaju (atyre): “Më thuani ju mua se çka do të bëhet me ju nëse Kur’ani është prej Perëndisë, e ju e mohoni, e ka dëshmuar (për të) dikush prej bijve të Israelit në shembullin e tij e besoi, kurse ju u bëtë mendjemëdhenj (nuk besuat)!” Me të vërtetë, Perëndia, nuk e udhëzon (në rrugë të drejtë) popullin zullumqarë.
(11) Dhe, mohuesit thonë për besimtarët: “Sikur të ishte ndonjë e mirë (besimi në Kur’an), ata nuk do të na kishin tejkaluar në këtë”. E, ngase ata nuk u udhëzuan me te në rrugën e drejtë, me siguri do të thonë: “Ky është trillim i lashtë”.
(12) E, para Kur’anit ka ekzistuar Libri i Musait – udhërrëfyes dhe mëshirë. E, ky (Kur’ani), Libër vërtetues (i librave të shpallur) në gjuhën arabe për t’i paralajmëruar ata që bëjnë zullum dhe për t’i sihariquar bamirësit.
(13) Me siguri, ata që thonë: “Zoti ynë është Perëndia! – dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, për ta nuk ka kurrfarë droje dhe as që do të pikëllohen.
(14) Ata janë banorë të xhennetit, në të do të qëndrojnë përherë, dhe ky do të t’u jetë shpërblim për atë që kanë punuar.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022