(15) Njeriut i kemi rekomanduar mirësi (sjellje të mira) ndaj prindërve të vet. Nëna e ka mbajtur me mund dhe lindur me mund atë, e mbajtja dhe të dhënit gji është tridhjetë muaj, e kur të arrijë në moshën e pjekurisë dhe t’i mbushë dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im, më nxit që të falenderohem me dhuntinë Tënd me të cilën më ke dhuruar mua dhe prindërit e mi, dhe, që të bëj vepra të mira, me të cilët Ti do të jesh i kënaqur, dhe bëni të mirë pasardhësit e mi; unë me të vërtetë, pendohem (kthehem) te Ti dhe unë jam musliman”.
(16) Ata janë të atillë, prej të cilëve Ne i pranojmë veprat e mira të tyre, e i kapërcejmë veprat e tyre të këqia (nuk i dënojmë për to); ata do të jenë banorë të xhennetit; ky është premtimi i vërtetë, që u është premtuar.
(17) E, ai që u ka thënë prindërve të vet: “Uf ju! A po më premtoni se do të ringjallem kur para meje kanë kaluar shumë gjenerata (e nuk janë ringjallë)!” – e ata (prindërit) i drejtohen Perëndisë, për ndihmë (duke i thënë pasardhësit): “Kuku për ty (nëse nuk pendohesh)! Beso, me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i sigurt! Ai (pasardhësi) përgjigjet: “Këto janë vetëm përralla të lashta!”
(18) Ata janë prej atyre, ndaj të cilëve është plotësuar Fjala (e dënimit) mbi popujt: xhindët dhe njerëzit që kanë qenë para tyre, sepse ata, me të vërtetë, janë shkatërruar.
(19) Për të gjithë do të ketë shkallë të caktuara, për atë që kanë punuar, për t’i shpërblyer (dhe dënuar) sipas veprave të tyre, - e nuk do t’ju bëhet atyre padrejtësi.
(20) (Kujtoju) Ditën, kur ata që kanë mohuar i ekspozohen zjarrit (e u thuhet atyre): “Ju keni shfrytëzuar kënaqësitë tuaja në jetën tuaj në tokë dhe jeni kënaqur me to, e sot do të ndëshkoheni me dënim të poshtëruar, ngase jeni madhështuar në Tokë pa kurrfarë të drejte dhe ngase keni bërë ngatërresa”.