الأحقاف   سورة  : Al-Ahqaf


سورة Sura   الأحقاف   Al-Ahqaf
۞ وَاذْكُرْ أَخَا عَادٍ إِذْ أَنذَرَ قَوْمَهُ بِالْأَحْقَافِ وَقَدْ خَلَتِ النُّذُرُ مِن بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ (21) قَالُوا أَجِئْتَنَا لِتَأْفِكَنَا عَنْ آلِهَتِنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ (22) قَالَ إِنَّمَا الْعِلْمُ عِندَ اللَّهِ وَأُبَلِّغُكُم مَّا أُرْسِلْتُ بِهِ وَلَٰكِنِّي أَرَاكُمْ قَوْمًا تَجْهَلُونَ (23) فَلَمَّا رَأَوْهُ عَارِضًا مُّسْتَقْبِلَ أَوْدِيَتِهِمْ قَالُوا هَٰذَا عَارِضٌ مُّمْطِرُنَا ۚ بَلْ هُوَ مَا اسْتَعْجَلْتُم بِهِ ۖ رِيحٌ فِيهَا عَذَابٌ أَلِيمٌ (24) تُدَمِّرُ كُلَّ شَيْءٍ بِأَمْرِ رَبِّهَا فَأَصْبَحُوا لَا يُرَىٰ إِلَّا مَسَاكِنُهُمْ ۚ كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْقَوْمَ الْمُجْرِمِينَ (25) وَلَقَدْ مَكَّنَّاهُمْ فِيمَا إِن مَّكَّنَّاكُمْ فِيهِ وَجَعَلْنَا لَهُمْ سَمْعًا وَأَبْصَارًا وَأَفْئِدَةً فَمَا أَغْنَىٰ عَنْهُمْ سَمْعُهُمْ وَلَا أَبْصَارُهُمْ وَلَا أَفْئِدَتُهُم مِّن شَيْءٍ إِذْ كَانُوا يَجْحَدُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَحَاقَ بِهِم مَّا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ (26) وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا مَا حَوْلَكُم مِّنَ الْقُرَىٰ وَصَرَّفْنَا الْآيَاتِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ (27) فَلَوْلَا نَصَرَهُمُ الَّذِينَ اتَّخَذُوا مِن دُونِ اللَّهِ قُرْبَانًا آلِهَةً ۖ بَلْ ضَلُّوا عَنْهُمْ ۚ وَذَٰلِكَ إِفْكُهُمْ وَمَا كَانُوا يَفْتَرُونَ (28)
الصفحة Page 505
(21) Kujtoje vëllain e Adit (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf, e ka pasur paralajmërues edhe para tij edhe pas tij (kur u tha atyre): “Adhuronie vetëm Perëndinë! Unë, me të vërtetë, druaj se do t’ju godet dënimi i Ditës së Madhe! –
(22) ata u përgjegjën: “Vallë, a ke ardhur të na shmangësh neve prej hyjnive tona. Sillna atë (dënim) që po na premton, nëse thua të vërtetën!” -
(23) Ai u tha (atyre): “Vetëm te Perëndia është dijenia e (dënimit), e unë vetëm u lajmëroj juve me atë që jam dërguar, por unë po shoh se jeni popull i zhytur në injorancë”.
(24) E, kur e panë atë (rénë – dënimin) që u duk dhe që vinte në drejtim të luginave të tyre, thanë: “Kjo ré na sjell shiun neve!” – (E, Hudi tha): “Jo, kjo është ajo që ju e keni shpejtuar: frymë në të cilën ka dënim të dhembshëm,
(25) e cila, me urdhërin e Perëndisë, shkatërron çdo gjë”. E, në mëngjes u panë vetëm shtëpiat e tyre të zbrazëta; kështu Ne e ndëshkojmë popullin mëkatar.
(26) Ne, i kemi vendosur ata në aso gjendje (të volitshme), në çfarë nuk u kemi vendosur juve (o Mekkas) dhe u kemi dhënë atyre të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrën (mendjen), por as të dëgjuarit e tyre, as të pamurit e tyre, as mendja e tyre, nuk u kanë sjellë kurrfarë dobie, ngase mohuan argumentet e Perëndisë, e ata i goditi ajo me të cilën talleshin.
(27) Me të vërtetë, Ne i kemi shkatërruar vendbanimet për rreth jush, e madje edhe u kemi shpjeguar atyre, (në mënyra ta ndryshme) argumentet Tona, për t’u kthyer ata (prej mohimit).
(28) E, përse ata (idhujt) nuk u ndihmuan atyre, të cilët i kanë marrë, pos Perëndisë, për afrues (ndërmjetësues) te Perëndia? Por, ata nuk ekzistuan. Këto ishin vetëm gënjeshtrat e tyre dhe ato që shpifnin.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022