الأحقاف   سورة  : Al-Ahqaf


سورة Sura   الأحقاف   Al-Ahqaf
وَإِذْ صَرَفْنَا إِلَيْكَ نَفَرًا مِّنَ الْجِنِّ يَسْتَمِعُونَ الْقُرْآنَ فَلَمَّا حَضَرُوهُ قَالُوا أَنصِتُوا ۖ فَلَمَّا قُضِيَ وَلَّوْا إِلَىٰ قَوْمِهِم مُّنذِرِينَ (29) قَالُوا يَا قَوْمَنَا إِنَّا سَمِعْنَا كِتَابًا أُنزِلَ مِن بَعْدِ مُوسَىٰ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ يَهْدِي إِلَى الْحَقِّ وَإِلَىٰ طَرِيقٍ مُّسْتَقِيمٍ (30) يَا قَوْمَنَا أَجِيبُوا دَاعِيَ اللَّهِ وَآمِنُوا بِهِ يَغْفِرْ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمْ وَيُجِرْكُم مِّنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ (31) وَمَن لَّا يُجِبْ دَاعِيَ اللَّهِ فَلَيْسَ بِمُعْجِزٍ فِي الْأَرْضِ وَلَيْسَ لَهُ مِن دُونِهِ أَوْلِيَاءُ ۚ أُولَٰئِكَ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ (32) أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّ اللَّهَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلَمْ يَعْيَ بِخَلْقِهِنَّ بِقَادِرٍ عَلَىٰ أَن يُحْيِيَ الْمَوْتَىٰ ۚ بَلَىٰ إِنَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (33) وَيَوْمَ يُعْرَضُ الَّذِينَ كَفَرُوا عَلَى النَّارِ أَلَيْسَ هَٰذَا بِالْحَقِّ ۖ قَالُوا بَلَىٰ وَرَبِّنَا ۚ قَالَ فَذُوقُوا الْعَذَابَ بِمَا كُنتُمْ تَكْفُرُونَ (34) فَاصْبِرْ كَمَا صَبَرَ أُولُو الْعَزْمِ مِنَ الرُّسُلِ وَلَا تَسْتَعْجِل لَّهُمْ ۚ كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَ مَا يُوعَدُونَ لَمْ يَلْبَثُوا إِلَّا سَاعَةً مِّن نَّهَارٍ ۚ بَلَاغٌ ۚ فَهَلْ يُهْلَكُ إِلَّا الْقَوْمُ الْفَاسِقُونَ (35)
الصفحة Page 506
(29) Dhe, (kujtoju atyre kohën) kur t’i dërguam ty disa xhindë për të dëgjuar Kur’anin. Kur morën pjesë (në të dëgjuarit e Kur’anit), ata i thanë (njëri-tjetrit): “Heshtni!” E, kur përfundoi (të lexuarit), u kthyen te populli i tyre si paralajmërues.
(30) Ata thanë: “O populli ynë! Na dëgjuam Librin, të shpallur mas Musait, i cili vërteton se janë të vërteta edhe ato para tij, i cili udhëzon kah e vërteta dhe në rrugën e drejtë.
(31) O populli ynë, përgjigjuni ju grishtarit të Perëndisë dhe besoni Atij! Ai do t’ua falë disa mëkate tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm.
(32) E, ai që nuk i përgjigjet grishtarit të Perëndisë, të atillë nuk do të mund t’i ikin Atij në Tokë dhe për ta s’ka mbrojtës, pos Perëndisë. Ata janë në humbje të madhe.
(33) A nuk shohin ata që Perëndia – i cili krijoi qiejt dhe Tokën, i cili nuk është lodhur në krijimin e tyre – është i pushtetshëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, me të vërtetë, Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.
(34) (Kujtoju) Ditën kur ata që kanë mohuar do t’i ekspozohen zjarrit (e u thuhet atyre): “Vallë, a nuk është kjo e vërtetë?” Ata, thonë: “Po, pasha Zotin tonë!” Ai do t’ju thotë (atyre): “E, pra, shijoni dënimin për mohimin që keni bërë!”
(35) E, ti bëhu i durueshëm (o Muhammed) ashtu siç kanë duruar me këmbëngulje pejgamberët e tjerë dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta! E, atë Ditë kur të përjetojnë atë që u është premtuar atyre (dënimi), do t’u duket atyre, se (në këtë botë), kanë qëndruar vetëm një çast të ditës. (Kjo është) shpallje! E, kush do të shkatërrohet tjetër, pos popullit ngatërrestar!?
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022