(18) sepse, ka paramenduar dhe ka kurdisur (kundër Kur’anit), -
(19) dhe, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur!
(20) dhe sërish – edhe njëherë, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur! –
(21) Pastaj ka shikuar
(22) e, u vrejt dhe iu mrrol (fytyra)
(23) dhe u kthye (nga mendimi i drejtë) dhe u kapardis,
(24) dhe tha: “Ky (Kur’ani) nuk është gjë tjetër, përpos magji trashëguese,
(25) këto janë vetëm fjalë njeriu!”
(26) Do ta hudhi (dënojë) në Sekar (Skëterrë) –
(27) e kush të shpjegon ty se çka është Sekari?
(28) Ai nuk lë gjë dhe i përfshinë të gjithë (i djegë)
(29) lëkurat iu bënë të zeza (nga të djegurit)
(30) mbikëqyrës të tij (Skëterrës) janë nëntëmbëdhjetë (engjëj). –
(31) Na, kemi bërë rojtarë të zjarrit (engjëj) dhe kemi caktuar numrin e tyre, vetëm për t’i provuar jobesimtarët; për ‘tu bindur njerëzit, të cilëve, u është dhënë Libri, që t’u shtohet (forcohet) besimi atyre që besojnë, e mos të dyshojnë, ata, të cilëve u është dhënë Libri, - dhe për të thënë ata që janë zemërkëqinj (hipokrit) dhe jobesimtarë: “Ç’ka dashur Zoti (të tregojë) me këtë shembull?” Kështu, Perëndia i lë në hutim (dhe në humbje) ata që do, dhe në rrugë të drejtë e udhëzon atë që don. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Kjo është vetëm këshillë për njerëzit.
(32) Kurrsesi! Betohem në Hënën
(33) dhe në natën që largohet,
(34) e mëngjesin që zbardhëllon, -
(35) ajo (skëterra), me të vërtetë, është njëra nga fatkeqësitë më të mëdha,
(36) kjo është si këshillim –
(37) për ata nga ju që dëshirojnë të bëjnë mirë ose të abstenojnë (në këtë)!
(38) Çdo njeri është peng (përgjegjës) për veprat e veta,
(39) përveç fatlumëve;
(40) të cilët në kopshtijet e xhenneti i pyesin fajtorët:
(41) -
(42) “Çka u ka sjellë juve në Sekar (Skëterrë)?”
(43) Ata do të përgjigjen: “Nuk kemi qenë nga ata që kanë bërë namaz
(44) dhe prej atyre që i kanë ushqyer të varfërit
(45) dhe jemi lëshuar në biseda të kota me djerraditësit (badihavxhinjtë),
(46) dhe kemi përgënjeshtruar Ditën e Kijametit,
(47) përderisa nuk na erdhi vdekja”.