(126) (Perëndia) i tha: “Kështu (ke bërë); të kanë ardhur argumentet Tona, e ti i ke harruar ato. Kështu edhe ti sot do të jesh i harruar.
(127) Kështu Na e ndëshkojmë atë që jepet pas mëkateve dhe nuk beson në argumentet e Zotit të tij; e dënimi në jetën tjetër, në të vërtetë, është më i dhembshëm dhe i pandërprerë.
(128) A nuk i udhëzoi ata në rrugë të drejtë (argumenti Ynë) – që sa e sa gjenerata i kemi zhdukur Ne para tyre, të cilët ecin nëpër vendet e tyre. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit mentarë.
(129) Sikur të mos ishte fjala e caktuar më parë – nga Zoti yt (o Muhammed) dënimi i tyre do të ishte i pashmangshëm dhe afati (i dënimit) do të ishte i caktuar (në këtë botë).
(130) Bëhu i durueshëm për atë që flasin ata, dhe lavdëroje me falenderim Zotin tënd para lindjes së diellit, dhe para perëndimit të tij, dhe lavdëroje (Perëndinë) në orët e natës dhe në kohërat e ditës, për të qenë ti i kënaqur.
(131) Mos lakmo në begatitë e llojllojshme që ua kemi dhuruar Na atyre (mohuesve), duke qenë ato stoli të jetës së kësaj bote, për t’i vënë në sprovë ata, e furnizimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më i amdhueshëm.
(132) Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë namaz dhe në këtë bënu këmbëngulës! Na nuk kërkojmë furnizim prej teje. Na të furnizojmë ty, e përfundimi i mirë është për ata që ruhen nga mëkatet.
(133) Mohuesit thonë: “Përse të mos na sjellë ai ndojë argument të qartë që gjendej në librat e mëparshëm?”
(134) Sikur Na t’i shkatërronim ata para tij (para shpalljes së Kur’anit) ata, me siguri do të thonin: “O Zoti ynë! Sikur të na kishe dërguar pejgamber, e të shkojmë pas argumenteve Tuaja (të Perëndisë), para se të poshtërohemi dhe turpërohemi!”
(135) Thuaju (o Muhammed): Të gjithë presin, andaj pritni edhe ju, e do të kuptoni ju kush janë ithtarët e rrugës së drejtë dhe kush është i udhëzuar”.