(13) Dhe, Unë ty të kam zgjedhur; andaj dëgjo ti atë që të shpallet (ty)!
(14) Me të vërtetë, Unë jam Perëndia; s’ka zot tjetër përveç meje; andaj, vetëm Mua adhuromë dhe kryej namazin, për të më kujtuar Mua!
(15) Çasti i gjykimit do të arrijë me siguri – atë e kam fsheh (nga çdokush) – kur secili do të shpërblehet për atë (përpjekje) që ka bërë.
(16) Le të mos shmangë ty nga ai (çast), ai që nuk beson në të (Kijametin) dhe që jepet pas epsheve të tija, e të humbasësh.
(17) E, ç’ke ti në dorën e djathtë, Musa?
(18) (Musai) u përgjegj: “Ky është shkopi im, në të cilin mbahem dhe me të u shkundi gjethe dhenëve të mia, e me të kam edhe dobi të tjera.
(19) (Perëndia) i tha: “Hudhe atë Musa!”
(20) Ai e hudhi atë por ai (shkopi, u bë) gjarpër që zvarritej.
(21) (Perëndia) i tha: “Merre atë (gjarpërin) dhe mos u frikëso! Na do ta kthejmë atë në gjendjen e mëparshme.
(22) Dhe, fut dorën tënde nën sqetullën tënde, ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje, dhe ja kjo – është mrekulli tjetër,
(23) për t’i treguar ty disa nga mrekullitë Tona të mëdha!
(24) Shko te Faraoni! Ai, me të vërtetë, është azdisur, nga të këqiat!”
(25) (Musai) tha: “O Zoti im, zgjeroma krahërorin tim,
(26) dhe lehtësoma punën time,
(27) dhe zgjidhma lidhjen prej gjuhës sime,
(28) që të kuptojnë ata fjalën time,
(29) dhe bëne për mua një ndihmës nga familja ime
(30) Harunin, vëllain tim,
(31) e forcoje me të – fuqinë time,
(32) dhe shoqëro atë në punën time,
(33) për me të falënderuar Ty shumë,
(34) dhe për të përmendur Ty vazhdimisht!
(35) Me të vërtetë, Ti je mbikëqyrësi ynë”.
(36) (Perëndia) tha: “Të është dhënë ty ajo që kërkove, o Musa!”
(37) Dhe Ne, me të vërtetë, të kemi bërë mirë ty edhe tjetër herë (para kësaj),