(65) Ata thanë: “O Musa, ose gjuaj ti, ose të bëhemi ne hedhësit e parë?”
(66) (Musai) tha: “Jo, hedhni ju!” E, atë – herë, (pasi që i hedhën ata) litarët dhe shkopinjtë e tyre, - prej magjive të tyre – iu dukën atij, se me të vërtetë, po rrëshqasin,
(67) andaj Musai – ndjeu në vete frikë,
(68) Ne i thamë: “Mos u frikëso, se me të vërtetë, ti je fitues!
(69) Dhe hudhe atë që e ke në dorën e djathtë! Do t’i gëlltisë ato që i kanë punuar ata. Atë që kanë punuar ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve. E, magjistari, nuk do të ketë sukses, kudo që të gjendet.
(70) E, magjistarët (pastaj), ranë në sexhde dhe thanë: “Na besojmë në Zotin e Harunit dhe Musait”.
(71) (Faraoni) tha: “Ju e besuat Atë, para se t’u japë leje unë juve! Ai (Musai), me të vërtetë, është eprori juaj, që u ka mësuar juve magjitë. Dhe, me të vërtetë, unë do t’ju këpus duart dhe këmbët tuaja tërthorazi, dhe unë do t’ju varr juve në trungjet e hurmeve. Ju, do ta dini, me siguri, - se dënimi i kujt prej nesh – është më i ashpër dhe më i vazhdueshëm”.
(72) (Magjistarët) u përgjegjën: “Na, ty kurrë nuk do të japim përparësi ndaj argumenteve që na kanë ardhur neve dhe ndaj Atij që na ka krijuar neve, e gjyko si të duash; ti gjykon vetëm në jetën e kësaj bote!
(73) Na besojmë Zotin tonë, që të na falë gabimet tona dhe magjitë, në të cilat na ke detyruar ti (Faraon). E, Perëndia është më i miri dhe më i vazhdueshmi (në shpërblime dhe dënime).
(74) Me të vërtetë, ai që para Zotit të vet del si kriminel, atë, me të vërtetë, e pret skëterra; në të – ai, as nuk vdes as nuk jeton.
(75) E, kush vie tek Ai, si besimtarë, e që madje, ka punuar vepra të mira, vetëm ata kanë pozita të larta,
(76) kopshtet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë, e, në të cilët, ata do të qëndrojnë përherë. Ky është shpërblimi për atë që është i spastruar nga mohimi.