(32) Martoni (mos pengoni) të pamartuarit dhe të pamartuaret, edhe skllavët dhe skllavet tuaja – besimtarë të ndershëm. Nëse janë të varfër, Perëndia do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; e Perëndia është i gjerë në mirësi dhe di çgo gjë.
(33) Dhe, le të frenojnë veten ata që nuk gjejnë mundësi për martesë, përderisa Perëndia të mos i begatojë ata me dhuntinë e Tij. E, ata që gjenden në pushtetin tuaj (skllavët dhe skllavet) që kërkojnë të lirohen (duke e kompensuar veten) shkruani (lidhni kontratën), nëse dini që janë të mirë. Dhe, epjuni diçka nga pasuria juaj, me të cilën ju ka dhuruar Perëndia juve. Dhe mos i detyroni skllavet tuaja në kurvëri, nëse ato dëshirojnë jetë të ndershme – për të arritur ju dobi të përkohshme të kësaj bote. E, kush i detyron ato – me të vërtetë, Perëndia pasi janë detyruar ato (e janë penduar), është falës dhe mëshirues.
(34) Na u kemi shpallur juve ajetet e qarta dhe shembujt nga jeta e atyre që kanë kaluar para jush dhe këshillë për ata që i druajnë Perëndisë.
(35) Perëndia është ndriçues (dirigjues e begatues) i qiejve dhe i Tokës. Shembulli i dritës së Perëndisë është si dritarja (në mur), në të cilën është feneri, - e feneri është në një xham, e ky xhami është si yll i shndritshëm, i cili ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as i lindjes as i perëndimit, vaj i të cilit gati shkëlqen edhe pa e prekur zjarri; (kjo është) dritë mbi dritat. Perëndia e udhëzon në dritën e Vet kë të dojë dhe Perëndia shpjegon shembuj për njerëzit. Perëndia është i dijshëm për çdo gjë.
(36) Në xhamitë, që u ngritën me urdhërin e Perëndisë dhe në të cilat përmendet emri i Tij – Atë e lavdërojnë, në mëngjes dhe mbrëmje,