(11) Me të vërtetë, ata që bënë shpifje (ndaj bashkëshortes së Muhammedit), janë një grup prej jush. Mos e konsideroni këtë (shpifje), të keqe për ju. Jo, kjo është mirë për ju. Çdonjëri prej tyre, do të dënohet për atë që ka bërë, e atë, prej tyre që ka bërë më së shumti, e pret dënimi i madh.
(12) Përse, - me të dëgjuar këtë (shpifje) – besimtarët dhe besimtaret nuk menduan mirë për njëri-tjetrin dhe të thonë: “Kjo është shpifje e hapët!”
(13) Pse nuk sollën për këtë katër dëshmitarë? Meqë nuk sollën dëshmitarë, ata (atëherë), te Perëndia janë gënjeshtarë.
(14) Dhe, sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë ndaj jush dhe mëshira e Tij, në këtë botë dhe në tjetrën, me siguri do t’ju godiste dënimi i madh, për atë që u lëshuat,
(15) kur atë (shpifjen) e përcillnit me gjuhët tuaja dhe flisnit me gojët tuaja atë për të cilën nuk kishit dijeni, ju këtë e merrnit për cikrrim, por te Perëndia – kjo është (çështje) e madhe.
(16) Përse – kur e dëgjuat (shpifjen) – nuk thatë: “Nuk është për ne – të flasim për këtë”. Ti je i lavdëruar (Zot)! Kjo është shpifje e madhe!
(17) Perëndia ju këshillon (duke ua tërhequr vërejtjen), që të mos përsëritni kurrë më diçka të ngjashme, nëse jeni besimtarë,
(18) dhe, Perëndia ju shpjegon argumentet; dhe Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
(19) Ata që duan të përhapin lajmet e turpshme për besimtarët, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Perëndia i di të gjitha, e ju nu i dini.
(20) Dhe sikur të mos ishte mirësia e Perëndisë ndaj jush dhe mëshira e Tij, (dhe sikur të mos ishte) Perëndia i butë dhe mëshirues (do t’jua shpejgonte dënimin)...