(11) Ai që prej qiellit lëshon ujë me masë, e që me të – Ne ngjallim tokën e vdekur. Kështu do të nxirreni edhe ju (prej varreve – të ringjallur);
(12) Ai që krijoi çdo lloj krijese, dhe ka bërë anije e kafshë që t’i shaloni,
(13) t’i shaloni ato, e pastaj t’i kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj (kur të shaloni në to) dhe të thoni: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se, na këto, vetë nuk do të mund t’i arrinim –
(14) dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!”
(15) E, ata i kanë përshkruar Atij pjesë prej robërve të Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapët.
(16) Vallë, a ng ato që krijon Ai, të marrë për Vete vajza, e ju t’ju dhorojë djem?
(17) E, kur dikush nga ata sihariqohet me atë që i përshkruan Mëshiruesit – si ai (fëmijë – vajzë), i nxihet fytyra dhe bëhet i dëshpëruar.
(18) Vallë, (Perëndisë i përshkruajnë) atë që rritet në stoli (vajza), e të cilat janë të pafuqishme për polemika?
(19) Ata, engjëjt – të cilët janë robërit e Zotit, i konsiderojnë për femra. A mos vallë ata kanë qenë prezent gjatë krijimit të tyre?! Dëshmia e tyre do të shënohet dhe ata do të përgjigjen (për këtë shpifje)!
(20) Dhe, ata thonë: “Sikur të kishte dashur Mëshiruesi, na nuk do t’i kishim adhuruar ata. Ata nuk dinë asgjë për këtë (çka flasin), ata vetëm gënjejnë.
(21) Vallë, a u kemi dhënë Ne atyre Libër para tij (Kur’anit), e ata i janë përmbajtur atij?!
(22) Jo, por ata thonë: “Na, me të vërtetë, i kemi gjetur etërit tanë në një rrugë – dhe, ne sigurisht udhëzohemi edhe nga gjurmët e tyre”.