الزخرف   سورة  : Az-Zukhruf


سورة Sura   الزخرف   Az-Zukhruf
وَلِبُيُوتِهِمْ أَبْوَابًا وَسُرُرًا عَلَيْهَا يَتَّكِئُونَ (34) وَزُخْرُفًا ۚ وَإِن كُلُّ ذَٰلِكَ لَمَّا مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۚ وَالْآخِرَةُ عِندَ رَبِّكَ لِلْمُتَّقِينَ (35) وَمَن يَعْشُ عَن ذِكْرِ الرَّحْمَٰنِ نُقَيِّضْ لَهُ شَيْطَانًا فَهُوَ لَهُ قَرِينٌ (36) وَإِنَّهُمْ لَيَصُدُّونَهُمْ عَنِ السَّبِيلِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُم مُّهْتَدُونَ (37) حَتَّىٰ إِذَا جَاءَنَا قَالَ يَا لَيْتَ بَيْنِي وَبَيْنَكَ بُعْدَ الْمَشْرِقَيْنِ فَبِئْسَ الْقَرِينُ (38) وَلَن يَنفَعَكُمُ الْيَوْمَ إِذ ظَّلَمْتُمْ أَنَّكُمْ فِي الْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ (39) أَفَأَنتَ تُسْمِعُ الصُّمَّ أَوْ تَهْدِي الْعُمْيَ وَمَن كَانَ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ (40) فَإِمَّا نَذْهَبَنَّ بِكَ فَإِنَّا مِنْهُم مُّنتَقِمُونَ (41) أَوْ نُرِيَنَّكَ الَّذِي وَعَدْنَاهُمْ فَإِنَّا عَلَيْهِم مُّقْتَدِرُونَ (42) فَاسْتَمْسِكْ بِالَّذِي أُوحِيَ إِلَيْكَ ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ (43) وَإِنَّهُ لَذِكْرٌ لَّكَ وَلِقَوْمِكَ ۖ وَسَوْفَ تُسْأَلُونَ (44) وَاسْأَلْ مَنْ أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رُّسُلِنَا أَجَعَلْنَا مِن دُونِ الرَّحْمَٰنِ آلِهَةً يُعْبَدُونَ (45) وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِآيَاتِنَا إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ فَقَالَ إِنِّي رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ (46) فَلَمَّا جَاءَهُم بِآيَاتِنَا إِذَا هُم مِّنْهَا يَضْحَكُونَ (47)
الصفحة Page 492
(34) edhe dyert e shtëpive të tyre edhe kanapet (fotelet) në të cilat mbështeten,
(35) dhe stoli të llojllojshme, se, të gjitha këto janë vetëm kënaqësi të kësaj jete, e jeta tjetër te Zoti yt është për ata që ruhen (kundërshtimit të Perëndisë).
(36) Kush shmanget nga Këshilla (Kur’ani) e Mëshiruesit të Githëmbarshëm, Na do t’ia ngarkojmë djallin dhe ai do t’i bëhet shok atij.
(37) Edhe, ata (djajtë), me të vërtetë, i shmangin ata nga rruga e drejtë, e ata (të mashtruarit) mendojnë se janë në rrugë të drejtë.
(38) Dhe, kur të vijnë te Ne, do të thonë (të mashtruarit): “Ah! sikur të kishte qenë largësia në mes meje dhe teje (djallit) sa mes lindjes dhe perëndimit! Sa shok i keq ke qenë ti!”
(39) Dhe, nuk do t’u bënë dobi juve sot (Ditën e Kijametit), meqë keni bërë zullum, me të vërtetë ju jeni shokë në dënim.
(40) Vallë, a mos ti do të bësh të dëgjojnë të shurdhërit dhe t’i udhëzosh të verbërit dhe ata që janë në humbje të qartë?
(41) Nëse të largojmë ty (para se ta shohësh dënimin e tyre), Na, me siguri do t’i dënojmë ata,
(42) ose, nëse dëshirojmë të të tregojmë atë çka u premtojmë – atyre, po Ne, me të vërtetë, jemi të Plotëfuqishëm mbi ta.
(43) Andaj, përmbaju asaj ë të është shpallë ty, sepse, ti, me të vërtetë, je në rrugën e drejtë.
(44) Kur’ani me të vërtetë, është nderë për ty dhe popullin tënd; e ju do të pyeteni!
(45) Pyeti pejgamberët Tanë, të cilët i kemi dërguar para teje, a mos kemi urdhëruar Ne që të adhurohen zotëra (tjerë), pos Mëshiruesit të Gjithmbarshëm?!
(46) Na, me të vërtetë, ia kemi dërguar Musain me argumentet Tona – Faraonit dhe parisë së tij, dhe, ai (u) tha: “Unë jam, me të vërtetë, pejgamber i Zotit të gjithësisë!”
(47) E, kur ai, u solli atyre argumentet Tona, ata filluan t’i përqeshin ato.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022