(61) Me të vërtetë, ai (Isai), është shenjë e Çastit (Ditës së Kijametit), ardhjen e të cilit mos e dyshoni kurrsesi. Ndiqeni (rrugën time); kjo është rruga e drejtë!
(62) Le të mos ju shmangë kurrsesi djalli! Ai, me të vërtetë, është armiku juaj i hapët.
(63) E, kur Isai i solli argumentet e qarta, tha: “Ju kam sjellë dijeni të mrekullueshme dhe do të ju shpjegoj disa gjëra, me të cilat nuk po pajtoheni. Andaj, druajuni Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
(64) Me të vërtetë, Perëndia është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuronie Atë. Kjo është rrugë e drejtë!”
(65) Grupet e ndryshme u grindën në mes tyre. Mjerë ata që kanë bërë zullum – nga dënimi i Ditës së dhembshme!
(66) A mos ata presin që t’u vie (diçka tjetër), pos Çastit, papritms, e ata të mos e ndjejnë atë.
(67) Atë Ditë – miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, pos atyre që i janë druajtur Perëndisë:
(68) “O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë, as që do të pikëlloheni;
(69) ata që kanë besuar dokumentet Tona dhe kanë qenë të dëgjueshëm ndaj Nesh –
(70) (u thuhet): hyni në xhennet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja”.
(71) Ata do të jenë të shërbyer me pjata dhe gota prej ari; aty (në xhennet) do të ketë çka t’u dojë shpirti, dhe me çka kënaqet syri, në te do të qëndrojnë përgjithmonë.
(72) Ja, ky është xhenneti që u është dhënë në trashëgim për atë që keni punuar,
(73) në të, do të keni pemë të shumëllojshme, disa prej të cilave do t’i hani”.