(23) Po ashtu, Ne në asnjë vend nuk kemi dërguar asnjë paralajmërues, para teje – e që pasanikët e korruptuar të mos thonin: “Na i kemi gjetur, me të vërtetë, etërit tanë në një rrugë, dhe me siguri, po ndjekim edhe ne gjurmët e tyre”.
(24) (Ai atyre) u tha: “Vallë, a nuk ju kam sjellë unë atë që më mirë e shënon rrugën e drejtë nga ajo që i keni gjetur te të parët tuaj (etërit)?” E, ata thanë: “Na, me të vërtetë, jemi mohues të asaj me të cilën jeni dërguar!”
(25) Ne jemi hakmarrë (me dënim të merituar) ndaj atyre, e shiko pra, si ka qenë përfundimi i atyre që i konsideronin gënjeshtarë (pejgamberët).
(26) (Kujtoje ti o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Unë jam larg atyre që i adhuroni ju,
(27) pos Atij, që më ka krijuar (mua) – dhe, me të vërtetë, Ai më udhëzon në rrugën e drejtë”,
(28) dhe ai (Ibrahimi), e bëri këtë fjalë të përhershme te pasardhësit e tij, për t’u kthyer ata vazhdimisht në të Vërtetën.
(29) Por Unë këta dhe etërit e tyre, i kam lënë në kënaqësi, përderisa u erdhi e Vërteta (Kur’ani) dhe Pejgamberi i qartë (me argumente),
(30) e, tani, kur ju erdhi e Vërteta (Kur’ani), thanë: “Kjo është magji dhe na këtë nuk e besojmë!”
(31) Dhe thanë (edhe këtë): “Sikur t’i kishte zbritur ky Kur’an ndonjë njeriu autoritativ prej njërit nga këto dy qytete (Mekkës dhe Taifës).
(32) Vallë, a mos e ndajnë ata mëshirën e Perëndisë (profetninë)? Na, furnizimin e kësaj jete e kemi ndarë, në mes tyre dhe i ngritëm disa mbi të tjerët me shkallë (për nga pozita dhe malli), që disa t’u shërbejnë të tjerëve, e mëshira e Perëndisë është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata.
(33) Dhe, sikur të mos bëheshin të gjithë njerëzit mohues, Ne do t’i bënim prej argjendtit kulmet e shtëpive të atyre që nuk besojnë në Mëshiruesin, e madje edhe shkallët nëpër të cilat ngjiten,