الدخان   سورة  : Ad-Dukhaan


سورة Sura   الدخان   Ad-Dukhaan
الدخان Ad-Dukhaan
حم (1) وَالْكِتَابِ الْمُبِينِ (2) إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُّبَارَكَةٍ ۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِينَ (3) فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ (4) أَمْرًا مِّنْ عِندِنَا ۚ إِنَّا كُنَّا مُرْسِلِينَ (5) رَحْمَةً مِّن رَّبِّكَ ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ (6) رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِن كُنتُم مُّوقِنِينَ (7) لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ ۖ رَبُّكُمْ وَرَبُّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ (8) بَلْ هُمْ فِي شَكٍّ يَلْعَبُونَ (9) فَارْتَقِبْ يَوْمَ تَأْتِي السَّمَاءُ بِدُخَانٍ مُّبِينٍ (10) يَغْشَى النَّاسَ ۖ هَٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٌ (11) رَّبَّنَا اكْشِفْ عَنَّا الْعَذَابَ إِنَّا مُؤْمِنُونَ (12) أَنَّىٰ لَهُمُ الذِّكْرَىٰ وَقَدْ جَاءَهُمْ رَسُولٌ مُّبِينٌ (13) ثُمَّ تَوَلَّوْا عَنْهُ وَقَالُوا مُعَلَّمٌ مَّجْنُونٌ (14) إِنَّا كَاشِفُو الْعَذَابِ قَلِيلًا ۚ إِنَّكُمْ عَائِدُونَ (15) يَوْمَ نَبْطِشُ الْبَطْشَةَ الْكُبْرَىٰ إِنَّا مُنتَقِمُونَ (16) ۞ وَلَقَدْ فَتَنَّا قَبْلَهُمْ قَوْمَ فِرْعَوْنَ وَجَاءَهُمْ رَسُولٌ كَرِيمٌ (17) أَنْ أَدُّوا إِلَيَّ عِبَادَ اللَّهِ ۖ إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ (18)
الصفحة Page 496
الدخان Ad-Dukhaan
(1) Hâ, Mîm.
(2) Pasha Librin e qartë!
(3) Na, me të vërtetë, e kemi shpallur (Kur’anin) në natë të shenjtë, dhe Ne, me të vërtetë, jemi paralajmërues.
(4) Në atë (natë) zgjidhet çdo punë e gjykueshme (e paluhatshme),
(5) me urdhërin Tonë! Na, me të vërtetë, kemi dërguar pejgamberë,
(6) mëshirë prej Zotit tënd, - me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha,
(7) Zotit të qiejve dhe të Tokës dhe çka gjendet në mes tyre, nëse besoni me këmbëngulje.
(8) S’ka zot tjetër pos Atij. Jeta dhe vdekja janë vepër e Tij. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj të lashtë!
(9) Por, at dyshojnë dhe argëtohen,
(10) andaj ti prite atë (ditë), kur nga qielli do të lëshohet tym i qartë,
(11) që do t’i mbulojë njerëzit, (e u thuhet atyre): “Ky është dënimi i dhembshëm!”
(12) (mohuesit) atëherë, do të thonë: “O Zoti ynë, lirona prej dënimit, na, me siguri do të besojmë!
(13) E, prej nga ata do të marrin këshilla, e madje u pat ardhur atyre Pejgamberi (me argumente) të qarta?
(14) E u shmangën prej tij dhe thanë: “(Ai është) i mësuar (prej tjetërkujt) – i çmendur (prej xhindëve)”.
(15) Na, do t’i lirojmë ata nga dënimi pak (kohë), por ju, me siguri, do të ktheheni (në mohim)”.
(16) (Kujtoju) ditën kur do t’i kapim ata, me një fuqi të madhe – Na, me të vërtetë, do t’i dënojmë.
(17) Me të vërtetë, Na qysh më parë e kemi vënë në sprovë popullin e Faraonit, e atyre u pat ardhur pejgamberi fisnik.
(18) (Duke u thënë): “Plotësoni ndaj meje atë që jeni të obliguar, o robërit e Perëndisë, sepse, unë jam për ju pejgamber i besuar;
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022