(40) Me të vërtetë, Dita e dallimit (të së mirës nga e keqja), është e caktuar për të gjithë,
(41) Dita kur i afërmi nuk mund t’i ndihmojë asgjë të afërmit, as që atyre do t’u ndihmojë kush,
(42) pos ata që i ka mëshiruar Perëndia, sepse Ai, në të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
(43) Me të vërtetë, druri i Zekkumit (një lloj druri tepër i idhët)
(44) do të jetë ushqim i mëkatarit,
(45) në barkun e tyre vëlon sikur xehja e shkrirë,
(46) ashtu si vëlon uji i nxehtë.
(47) (engjëjve u thuhet): “Rrëmbejeni atë dhe shpieni në mes të xhehennemit,
(48) e, pastaj, për dënim, hedhni mbi kokën e tyre ujë të vluar!”
(49) (I thuhet atij): “Shijoje, (dënimin), meqë ti je, “i fuqishëm” dhe “fisnik” (me hamendjen tënde),
(50) kjo është, me të vërtetë, ajo në të cilën keni dyshuar ju!”
(51) E, ata që i druajnë Perëndisë, me të vërtetë, do të jenë në vend të sigurt,
(52) në mes kopshtijeve dhe burimeve,
(53) të veshur me petka (rroba) mëndafshi të hollë dhe të trashë, duke ndejtur të ulur njëri karshi tjetrit.
(54) Kështu (do të jenë të shpërblyer), dhe Ne do t’i martojmë ata me hyri, sy bukur.
(55) Aty do të kërkojnë çfarë pemësh dëshirojnë, e do të kënaqen (duke qenë të sigurt);
(56) në to (xhennete), nuk do ta shijojnë vdekjen, pos vdekjes së parë (në këtë botë) dhe i ruan (Perëndia) prej dënimit të xhehennemit,
(57) kjo do të jetë dhutni prej Zotit tënd. Ky, me të vërtetë, do të jetë sukses i madh!
(58) Na, i kemi bërë të lehtë atë (Kur’anin për ta kuptuar) në gjuhën tënde, për t’u këshilluar ata,
(59) andaj prit ti (të shohësh çka do të bëhet me ta), por edhe ata presin (çka do të bëhet me ty)!