(16) kur Zoti i tij e ka thirrë atë në luginën e shenjtë të Tuvasë:
(17) “Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, është tërbuar,
(18) dhe thuaj (Faraonit): ‘A don ti të pastrohesh (nga të këqiat),
(19) dhe të udhëzoj te Zoti yt, që t’i druhesh (për të mos bërë të këqia)?
(20) Dhe, ia tregoi (Musai-Faraonit) mrekullinë më të madhe,
(21) por ai e mohoi dhe e kundërshtoi,
(22) pastaj u kthye,
(23) u përpoq dhe i tuboi njerëzit e thirri:
(24) “Unë jam zoti juaj suprem (më i lartë)!
(25) dhe, Perëndia, ia ekspozoi atij dënimin e kësaj bote dhe të botës tjetër.
(26) Kjo është këshillë për ata që i druajnë Perëndisë.
(27) E, çka është më vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit? Ai e ka ndërtuar (qiellin),
(28) lart e ka ngritur kupën e tij dhe e ka përsosur,
(29) dhe netët e tij i ka bërë të errta, kurse ditët të ndritshme,
(30) e pastaj e rrafshoi (shtriu) Tokën,
(31) dhe nga ajo (toka) i nxorri ujërat dhe kullosat,
(32) dhe malet i bëri të palëvizshme (i forcoi)
(33) për gjallërinë tuaj dhe të bagëtive tuaja.
(34) E, kur të arrijë vështirësia më e madhe,
(35) Dita kur njeriu e kujton atë çka ka punuar,
(36) dhe i tregohet skëterra çdokujt që sheh,
(37) atëherë, ai që ka qenë kërcënues,
(38) dhe e ka preferuar (dashtë më shumë) jetën e kësaj bote,
(39) pë te, me të vërtetë, vendbanim është skëterra.
(40) Kurse, ai që i druan madhërisë së Zotit të tij dhe e frenon vete nga epshet,
(41) me të vërtetë, vendbanim i tij është xhenneti.
(42) Të pyesin ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë?”
(43) Çka ka rëndësi për ty ta përmendësh atë?!
(44) Vetëm Zoti yt di për te.
(45) Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druajnë atij (Kijametit);
(46) kurse, atë ditë, që do ta shohin atë (Kijametin), atyre do t’u duket se kanë qëndruar në këtë botë, vetëm një mbrëmje apo një mëngjes (të asaj mbrëmjeje).