(67) E, kur t’ju godasë juve fatkeqësia në det, zhduken ata që ju i adhuronit, përpos Tij. E, pasi t’ju shpëtojë (e t’ju qesi) në tokë, ju ktheheni (kah mohimi). Njeriu, është mohues (i të mirave).
(68) Po, a jeni të sigurt që (Perëndia) nuk do t’ju fundosë në tokë, ose që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë (orkan) e që pastaj, ju nuk do të gjeni mbrojtës.
(69) Apo, jeni të sigurt që Ai juve nuk do t’ju kthejë njëherë tjetër në det, e që në ju të dërgojë furtunë e t’ju fundosë, ngase keni mohuar. E pastaj, ju nuk do të gjeni kundër Neve askend, i cili do të na thërrasë në përgjegjësi për këtë.
(70) Na, me të vërtetë, i kemi dekuruar bijt e Ademit: u kemi bërë të mundshme të udhëtojnë në tokë dhe në det, duke i furnizuar me gjellëra të shijshme, dhe u kemi dhënë përparësi të madhe ndaj shumicës nga ata që i kemi krijuar.
(71) (Kujtoje) atë Ditë kur Na do t’i thërrasim të gjithë njerëzit me udhëheqësin (pejgamberin) e vet. E, kujt i jepet libri i tij në anën e djathtë, ata do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do të dëmtohen as sa një thërrmi.
(72) Ai që në këtë botë ka qenë i verbër, ai do të jetë i verbër edhe në botën tjetër dhe ai më së tepërmi e ka humbur rrugën.
(73) Dhe, për pak – me të mashtruar ty ata nga ajo që të kemi shpallur Ne, për të shpifë diçka tjetër kundër Neve. Dhe atëherë, ata do të merrnin ty për mik.
(74) Dhe, sikur mos të kishim forcuar Na ty (në drejtim), gati do të kishe anuar pak kah ata
(75) dhe atëherë, me të vërtetë, Na do të bënim që të shijosh dënimin e dyfishtë në këtë botë dhe dënimin e dyfishtë pas vdekjes; e atëherë, nuk do të gjejshe askend për të ndihmuar kundër Nesh.