(50) Thuaj: “Bëhuni gurë apo hekur,
(51) ose çfarëdo krijese tjetër që është e madhe në zemra tuaja (do ta pranojnë ringjalljen me urdhërin Tonë)!” Ata do të thonë: “Kush do të na kthejë neve (në gjallëri)?” Thuaj: “(Do t’ju ringjallë juve) Ai që ju ka krijuar herën e parë”. Ata do t’i lëkundin kokat e tyre kah ti (duke të përqeshur) dhe thonë: “Kur është ajo?” Ti thuaj: “Mund të bëhet shpejt!”
(52) Atë Ditë kur do t’ju thërras juve Ai, e do t’i përgjigjeni duke iu falenderuar Atij dhe do të mendoni se në këtë jetë, nuk keni qëndruar veçse pak kohë.
(53) Thuaju robërve të Mi, le të flasin atë që është më e bukur. Me të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa në mes tyre. Me të vërtetë, djalli është armik i hapët i njeriut.
(54) Zoti juaj ju njeh më së miri. Nëse don, Ai do t’ju mëshirojë juve, ose, nëse don, ju dënon. Na ty nuk të kemi dërguar përfaqësues tek ata.
(55) Dhe Zoti yt di më së miri për ata që gjenden në qiej dhe në Tokë; Na i kemi dekoruar disa pejgamberë ndaj disa të tjerëve dhe Dautit i kemi dhënë Zeburin.
(56) Thuaj: “Thirrni ju ata, të cilët i mendoni (për zotra) përveç Tij (Perëndisë), e ata nuk mund t’ju largojnë të keqen nga ju, as nuk mund ta hedhin tjetër kund”.
(57) Ata që i luten atyre, vetë kërkojnë mënyrë ndërmjetësimi te Zoti i tyre, cili është më i afërt, shpresojnë mëshirën e Tij dhe i frikohen dënimit të Tij. Me të vërtetë, dënimit të Zotit tënd çdokush duhet t’i ruhet.
(58) Dhe s’ka asnjë vend që Ne nuk do ta zhdukim atë para Ditës së Kijametit, ose t’ia nënshtrojmë mundimit të madh. Kjo është shkruar në Libër.