(76) Me të vërtetë, gjendja ka qenë e atillë, për të shqetësuar dhe me të dëbuar ty nga toka, atëherë, (nëse do ta bënin këtë), ata do të qëndronin pas teje (në atë tokë) vetëm pak kohë.
(77) Ky është ligji Jonë që e kemi bërë për pejgamberët e dërguar para teje. Dhe, as ti nuk do të gjesh shmangie nga ligji i Perëndisë.
(78) Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe leximin e Kur’anit në agim (namazin e sabahut); me të vërtetë, namazi i sabahut është i dëshmuar.
(79) Dhe, kaloje ti një pjesë të natës (duke bërë namaz), si shtojcë të lutjes vetëm për ty! Është shpresë, se Zoti yt do të vendosë ty në një vend të lavdëruar.
(80) Dhe, thuaj: “O Zoti im, më shpjerë Ti mua në një hyrje të kënaqur (në vdekje), dhe më nxjerr (ringjallem) në një dalje të kënaqur, dhe, më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!”
(81) Dhe, thuaj: “E vërteta – arriti, e gënjeshtra (e keqja) u shkatërrua. Me të vërtetë, gënjeshtra është në zhdukje!”
(82) Dhe, Ne, shpallim nga Kur’ani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët, e mohuesve – ai vetëm ua shton humbjen.
(83) E, kur Na i japim dhunti njeriut, ai shmanget dhe largohet anash, e kur e godet e keqja është i dëshpëruar.
(84) Thuaj: “Çdokush punon në mënyrë të vet, por Zoti juaj di më së miri kush është në rrugën më të drejtë”.
(85) do të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është krijuar me urdhërin e Zotit tim, e juve u është dhënë vetëm pak dijeni (se dijenia e plotë është vetëm e Perëndisë)”.
(86) Me të vërtetë, sikur të donim Ne, do ta merrnim ty atë shpallje që ta kemi dhënë, dhe ti, pastaj nuk do të gjeje askënd që do të ndihmonte kundër Nesh,