(8) Behet që Zoti juaj t’ju mëshiroj, e nëse ju ktheheni (në të keqe), Na kthehemi (në dënim) kundër jush. Dhe xhehennemin e kemi bërë burg për mohuesit”.
(9) Me të vërtetë, ky Kur’an udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe i sihariqon besimtarët që punojnë vepra të mira, se ata, me të vërtetë, do të kenë shpërblim të madh,
(10) e, atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, u kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
(11) Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë (pa menduar fundin); e njeriu është i ngutshëm.
(12) Dhe, Ne kemi bërë natën dhe ditën dy argumente (që dëshmojnë fuqinë Tonë); e kemi shlyer argumentin e natës, kurse argumentin e ditës e kemi bërë të ndritshëm, për të kërkur ju dhunti nga Zoti juaj, dhe që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës, dhe çdo gjë e kemi shpjeguar plotësisht.
(13) Çdo njeriu i kemi varë në qafë punën e tij dhe Na – do t’ia paraqesim atij në Ditën e Kijametit – librin që do ta gjejë të hapur:
(14) (i thuhet): “Lexoje librin tënd, mjafton që ti sot vetë për vetveten të japësh llogari!”
(15) Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar (për dobi të vet), e ai që bredhë, ka bredhur në dëm të vet dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Na nuk dënojmë (askend) para se të dërgojmë pejgamber!
(16) Kur Ne duam ta shkatërrojmë një qytet, (për mëkatet e bëra), i nxitim ata që janë mësuar me jetë luksoze, që të jepen pas korrupsionit (mbrapshtive), e kështu të meritojnë dënimin, dhe pastaj t’i shkatërrojmë ata gjer në themel.
(17) Sa e sa gjenerata Na i kemi shkatërruar pas Nuhut! E, mjafton që Zoti yt di dhe sheh mëkatet e robërve të Tij.