(97) Atë që e udhëzon Perëndia në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuar, e kë ta shmangë Ai ng rruga e drejtë, me siguri nuk do të gjendet mbrojtës për të, përpos Tij. Dhe Na, do t’i tubojmë ata në Ditën e Kijametit (duke i tërhequr zvarrë) me fytyrat e tyre të verbëta, shurdhe e memece. Vendbanimi i tyre është xhehennemi. Kurdo që të zbehet ai (zjarri), Na ia shtojmë flakën.
(98) Ky është dënimi i tyre, ngase kanë mohuar argumentet Tona, e që kanë thënë: “A mos vallë kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, a thua ne do të ngjallemi si krijesa të reja?”
(99) A nuk e dinë ata, se Perëndia, Krijues i qiejve dhe i Tokës është i gjithpushtetshëm të krijojë qenie të ngjashme (si ata), dhe që, madje, duke ia cktuar momentin e ringjalljes, për të cilën nuk ka dyshim? Por, mohuesit, nuk pranojnë (asgjë), ata vetëm mohojnë.
(100) Thuaj: “Sikur ju të posedoni thesaret e mëshirës së Zotit tim, edhe atëherë ju do të bënit koprraci nga droja se do të shpenzoheni. Me të vërtetë, njeriu, rëndom, është koprrac”.
(101) Na i kemi dhënë Musait nëntë argumente të qarta, e pyeti bijt e Israelit, kur u erdhi të parëve të tyre dhe kur Faraoni i tha atij: “O Musa, unë të konsideroj ty për të magjepsur”,
(102) (Musai) tha: “Me të vërtetë, ti e di se këto mrekulli të qarta, nuk i ka shpallur askush tjetër, përpos Zotit të qiellit dhe të Tokës, dhe unë jam i bindur se ti je i hudhur (në humbje)”.
(103) Dhe, Faraoni deshi t’i dëbojë nga vendi, e Ne – e fundosëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të,
(104) dhe pas kësaj, u thamë bijve të Israelit: “Vendosuni në tokën (nga e cila ka dashtë t’ju dëbojë Faraoni). E, kur të arrijë premtimi i Ditës së Kijametit, do t’u sjellim juve të përzier”.