الإسراء   سورة  : Al-Israa


سورة Sura   الإسراء   Al-Israa
وَمَا مَنَعَنَا أَن نُّرْسِلَ بِالْآيَاتِ إِلَّا أَن كَذَّبَ بِهَا الْأَوَّلُونَ ۚ وَآتَيْنَا ثَمُودَ النَّاقَةَ مُبْصِرَةً فَظَلَمُوا بِهَا ۚ وَمَا نُرْسِلُ بِالْآيَاتِ إِلَّا تَخْوِيفًا (59) وَإِذْ قُلْنَا لَكَ إِنَّ رَبَّكَ أَحَاطَ بِالنَّاسِ ۚ وَمَا جَعَلْنَا الرُّؤْيَا الَّتِي أَرَيْنَاكَ إِلَّا فِتْنَةً لِّلنَّاسِ وَالشَّجَرَةَ الْمَلْعُونَةَ فِي الْقُرْآنِ ۚ وَنُخَوِّفُهُمْ فَمَا يَزِيدُهُمْ إِلَّا طُغْيَانًا كَبِيرًا (60) وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ قَالَ أَأَسْجُدُ لِمَنْ خَلَقْتَ طِينًا (61) قَالَ أَرَأَيْتَكَ هَٰذَا الَّذِي كَرَّمْتَ عَلَيَّ لَئِنْ أَخَّرْتَنِ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ لَأَحْتَنِكَنَّ ذُرِّيَّتَهُ إِلَّا قَلِيلًا (62) قَالَ اذْهَبْ فَمَن تَبِعَكَ مِنْهُمْ فَإِنَّ جَهَنَّمَ جَزَاؤُكُمْ جَزَاءً مَّوْفُورًا (63) وَاسْتَفْزِزْ مَنِ اسْتَطَعْتَ مِنْهُم بِصَوْتِكَ وَأَجْلِبْ عَلَيْهِم بِخَيْلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكْهُمْ فِي الْأَمْوَالِ وَالْأَوْلَادِ وَعِدْهُمْ ۚ وَمَا يَعِدُهُمُ الشَّيْطَانُ إِلَّا غُرُورًا (64) إِنَّ عِبَادِي لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَانٌ ۚ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ وَكِيلًا (65) رَّبُّكُمُ الَّذِي يُزْجِي لَكُمُ الْفُلْكَ فِي الْبَحْرِ لِتَبْتَغُوا مِن فَضْلِهِ ۚ إِنَّهُ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا (66)
الصفحة Page 288
(59) Neve asgjë nuk na pengon që të dërgojmë mrekullira, mirëpo ato i kanë përgënjeshtruar popujt e lashtë, e i dhamë popullit të Themudit – devën si mrekulli të qartë, por ata, nuk besuan në të. Na, dërgojmë mrekullira vetëm për t’i frikësuar njerëzit.
(60) (Kujtoje ti) kur të kemi thënë: “Me të vërtetë, Zoti yt i ka kapluar njerëzit (me dije dhe fuqi)!” E, ëndërrën që ta kemi treguar ty, e kemi bërë vetëm sprovë për njerëzit si dhe drurin e mallkuar (të përmendur) në Kur’an. Dhe Na, i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre gufimin e mohimit të madh.
(61) (Përkujtoju atyre) kur u kemi thënë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” Ata të gjithë i bënë sexhde, përpos Iblisit! Ai, ka thënë: “Vallë unë t’i bëj sexhde atij, të cilin Ti e ke krijuar nga balta?”
(62) (Djalli) tha: “A e konsideron Ti këtë më të mirë se mua? Me të vërtetë, nëse më lë deri në Ditën e Kijametit, unë do t’i shfaros me mashtrim pasardhësit e tij, përpos një numri të vogël nga ata”.
(63) (Perëndia) tha: “Shko! E, (ty dhe) atyre që të pasojnë ty – nga pasardhësit e tij, me të vërtetë, xhehennemi është dënimi juaj – dënim i plotë.
(64) Dhe, bëri për vete – me zërin tënd, - kë të mundesh nga ata, dhe sulmo në ta me britmë me kalorësinë dhe këmbësorinë tënde dhe integrohu me pasurinë dhe fëmijët e tyre dhe jepju premtime!” E, djalli, nuk u premton atyre tjetër, përpos mashtrimit.
(65) Me të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi! Të mjafton ty Zoti yt si mbrojtës!
(66) Zoti juaj është ai që e lëvizë anijen nëpër det për të kërkuar dhuntinë e Tij (Perëndisë). Ai, me të vërtetë, është mëshirues ndaj jush.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022