(148) Perëndia nuk don që të flitet sheshazi e keqja (nga askush), përveç nga të dëmtuarit. Se Perëndia çdo gjë dëgjon dhe çdo gjë dinë.
(149) Në qoftë se ju bëni ndonjë vepër të mirë haptazi ose fshehurazi, ose falni ndonjë vepër të keqe, (Perëndia edhe juve ua falë). Se, Perëndia është falës imadh dhe i Plotëfuqishëm.
(150) Me të vërtetë, ata që mohojnë Perëndinë dhe pejgamberët e Tij (në besim) dhe të cilët thonë: “Na diçka besojmë, e diçka nuk besojmë” dhe dëshirojnë që në mes të kësaj të zgjedhin një rrugë – (ndëmjet besimit e mohimit),
(151) ata me siguri, janë mohues të vërtetë. Na kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.
(152) E, atyre që besojnë Perëndinë dhe pejgamberët e Tij dhe nuk bëjnë ndryshim ndërmjet asnjërit nga ata, atyre do t’ju japim shpërblimin (e premtuar). Se Perëndia është falës dhe mëshirues.
(153) Kërkojnë prej teje (o Muhammed!) ithtarët e Librit që t’u zbresish atyre një libër prej qiellit; ata patën kërkuar nga Musai diçka edhe më të madhe: “Tregona Perëndinë dukshëm!” por ata i shkatërroi rrufeja, për shkak të zullumit që bënë. Pastaj zgjodhën viçin (për adhurim), pasi që ju patën ardhur dokumentet e qarta. Na, ua kemi falë ate, e Musait i dhamë pushtet të dukshëm,
(154) dhe Ne kemi ngritur mbi ta malin Tur, sipas obligimit të tyre (për t’i besuar Musait). Na u kemi thënë atyre: “Hyni në portë duke u përulur”, (dhe (madje) u kemi thënë: “Mos e kaloni (urdhërin) ditën e shtunë!” E, morëm nga ata obligim të fortë.