(34) Meshkujt udhëheqin (dhe përkujdesën) për grtë, meqë Perëndia i ka graduar (meshkujt) me disa cilësi (si fuqia fizike e tyre) mbi ato, - dhe, meqë ata shpenzojnë pasurnë e tyre (për furnizim) gra të mira janë ato që i përulën (Perëndisë), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Perëndia. E, për ato gra, që i droni kundërshtimit (të tyre), - këshilloni ato, bojkotoni në shtrat dhe rrihni ato (lehtas, - si për shembull, me brushë të dhëmbëve). E, nëse ato ju bindën, atëherë mos ndiqni kundër tyre kurrfarë rruge (mos ua kujtoni gabimet). Se, Perëndia, me të vërtetë, është i lartësuar dhe i madhëruar!
(35) Nëse i druani përçarjes midis tyre (burrit e gruas), atëherë dërgoni një arbitër (ndërmjetës) nga ana e burrit dhe një arbitër nga ana e gruas. Në qoftë se ata dëshirojnë paqëtim, Perëndia bënë marrëveshje në mes tyre – o në pajtim me kurorën, ose në shkurorëzim. Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i di të gjitha qëllimet.
(36) Adhuronie Perëndinë, mos i bëni kurrnjë shoq Atij; bëni mirësi prindërve, të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, fqinjëve të afërt dhe fqinjëve të largët, dhe atij që e ke pranë dhe udhëtarit (që ka mbetur ngushtë) dhe atyre që janë nën pushtetin tënd (skllavët). Se Perëndia, me të vërtetë, nuk i do ata, të cilët krenohen dhe lavdërohen,
(37) ata që janë koprracë (që janë dorështrënguar), ndërsa kërkojnë që edhe të tjerët të bëhen koprracë dhe, fshehin atë që ua ka dhuruar Perëndia nga mirësitë e Tij, (këta janë njerëz të këqinj). Na kemi përgatitur për mohuesit ndëshkim poshtërues.