النساء   سورة  : An-Nisaa


سورة Sura   النساء   An-Nisaa
وَإِنِ امْرَأَةٌ خَافَتْ مِن بَعْلِهَا نُشُوزًا أَوْ إِعْرَاضًا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا أَن يُصْلِحَا بَيْنَهُمَا صُلْحًا ۚ وَالصُّلْحُ خَيْرٌ ۗ وَأُحْضِرَتِ الْأَنفُسُ الشُّحَّ ۚ وَإِن تُحْسِنُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا (128) وَلَن تَسْتَطِيعُوا أَن تَعْدِلُوا بَيْنَ النِّسَاءِ وَلَوْ حَرَصْتُمْ ۖ فَلَا تَمِيلُوا كُلَّ الْمَيْلِ فَتَذَرُوهَا كَالْمُعَلَّقَةِ ۚ وَإِن تُصْلِحُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ غَفُورًا رَّحِيمًا (129) وَإِن يَتَفَرَّقَا يُغْنِ اللَّهُ كُلًّا مِّن سَعَتِهِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ وَاسِعًا حَكِيمًا (130) وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَلَقَدْ وَصَّيْنَا الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ اتَّقُوا اللَّهَ ۚ وَإِن تَكْفُرُوا فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ غَنِيًّا حَمِيدًا (131) وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ وَكِيلًا (132) إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ أَيُّهَا النَّاسُ وَيَأْتِ بِآخَرِينَ ۚ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ قَدِيرًا (133) مَّن كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ الدُّنْيَا فَعِندَ اللَّهِ ثَوَابُ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ ۚ وَكَانَ اللَّهُ سَمِيعًا بَصِيرًا (134)
الصفحة Page 99
(128) Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ai, ose nuk do ta përfill atë, atëherë nuk ka mëkat për ata, nëse paqëtohen në mes vete. Paqëtimi është (madje) më i mirë (se shkurorëzimi). Te njerëzit është e prirur koprracia. Por në qoftë se ju do të silleni bukur dhe do të ruheni prej të këqijave, Perëndia, madje di mirë atë që punoni ju.
(129) Ju nuk jeni në gjendje, madje edhe sikur të dëshironi, të silleni drejt në mes të grave. Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm kah njëra, e ta leni tjetrën si të varur (as me burrë as pa burrë!) Nëse ju i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni nga padrejtësia, - e, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.
(130) E nëse ata (burri e gruaja) ndahen, Perëndia me begatinë e Tij, çdonjërin prej tyre e bën të pavarur. Se Perëndia, është i bollëkshëm në begatinë e Tij dhe i Gjithëdijshëm.
(131) Të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiell dhe në Tokë. Na u kemi rekomanduar (porositur) atyre, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Druajuni Perëndisë! E, nëse mohoni (do të ndëshkoheni). Se, me të vërtetë, të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë, (e mohimi i juaj nuk i bën dëm). Dhe, se, Perëndia është i lavdëruar dhe s’ka nevojë për asgjë”.
(132) Të Perëndisë janë të gjitha çka gjenden në qiej dhe në Tokë. Perëndia është i mjaftueshëm për udhëheqjen e të gjithave.
(133) E, nëse don (Ai), ju shporr juve or njerëz, e i bie (një palë) të tjerë. Perëndia ka fuqi për këtë.
(134) Kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote – (le ta dijë), se te Perëndia janë shpërblimi i kësaj dhe i botës tjetër. Perëndia dëgjon dhe vështron çdo gjë.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022