(66) E sikur Na t’i urdhëronim ata: “Vritni veten!” ose “Shpërnguluni nga atdheu juaj!” – pak prej tyre do ta bënin këtë. E sikur të punonin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim,
(67) e atëherë, Na, padyshim, do t’u jepnim shpërblim të madh nga ana Jonë.
(68) dhe me siguri do t’i çonim në rrugë të drejtë.
(69) Kush i bindet Perëndisë dhe Profetit (në dispozitt e urdhëruara), ai do të jetë me ata të cilëve, Perëndia u ka dhënë shumë dhunti: me pejgamberët, me të drejtët, me dëshmorët dhe me njerëzit (tjerë) të mirë! E sa shokë të mrekullueshëm janë këta!
(70) Kjo dhunti është nga Perëndia, e mjafton që Perëndia është dijtës i çdo gjëje.
(71) O besimtarë! Bëhuni syçelë e marrshoni (në luftë), qoftë në grupe-grupe ose të gjithë së bashku!
(72) Me të vërtetë, disa prej jush ngurrojnë për të shkur në luftë. Nëse ju ndodhë ndonjë fatkeqësi (hipokriti i tillë) thotë: “Vetë Perëndia më ka shpërblyer mua për të mos u gjendur i pranishëm me ta (në atë ngjarje)”.
(73) E nëse ju arrinë juve ndonjë e mirë nga Perëndia, ai (hipokriti) atëherë, me siguri thotë – thua se nuk ka në mes tij dhe jush dashuri e njoftësi: - “Ah, sikur të kisha qenë me ta, e të arrija fitim të madh!”
(74) Le të luftojnë ata në rrugën e Perëndisë, të cilët nuk e kursejnë jetën e kësaj bote për jetën e ardhshme. E, ai që lufton në rrugën e Perëndisë, të vritet ose të fitojë, Na, me siguri, do t’i japim atij shpërblim të madh.