النساء   سورة  : An-Nisaa


سورة Sura   النساء   An-Nisaa
وَالَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ رِئَاءَ النَّاسِ وَلَا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَلَا بِالْيَوْمِ الْآخِرِ ۗ وَمَن يَكُنِ الشَّيْطَانُ لَهُ قَرِينًا فَسَاءَ قَرِينًا (38) وَمَاذَا عَلَيْهِمْ لَوْ آمَنُوا بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَأَنفَقُوا مِمَّا رَزَقَهُمُ اللَّهُ ۚ وَكَانَ اللَّهُ بِهِمْ عَلِيمًا (39) إِنَّ اللَّهَ لَا يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ ۖ وَإِن تَكُ حَسَنَةً يُضَاعِفْهَا وَيُؤْتِ مِن لَّدُنْهُ أَجْرًا عَظِيمًا (40) فَكَيْفَ إِذَا جِئْنَا مِن كُلِّ أُمَّةٍ بِشَهِيدٍ وَجِئْنَا بِكَ عَلَىٰ هَٰؤُلَاءِ شَهِيدًا (41) يَوْمَئِذٍ يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَعَصَوُا الرَّسُولَ لَوْ تُسَوَّىٰ بِهِمُ الْأَرْضُ وَلَا يَكْتُمُونَ اللَّهَ حَدِيثًا (42) يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَقْرَبُوا الصَّلَاةَ وَأَنتُمْ سُكَارَىٰ حَتَّىٰ تَعْلَمُوا مَا تَقُولُونَ وَلَا جُنُبًا إِلَّا عَابِرِي سَبِيلٍ حَتَّىٰ تَغْتَسِلُوا ۚ وَإِن كُنتُم مَّرْضَىٰ أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوْ جَاءَ أَحَدٌ مِّنكُم مِّنَ الْغَائِطِ أَوْ لَامَسْتُمُ النِّسَاءَ فَلَمْ تَجِدُوا مَاءً فَتَيَمَّمُوا صَعِيدًا طَيِّبًا فَامْسَحُوا بِوُجُوهِكُمْ وَأَيْدِيكُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَفُوًّا غَفُورًا (43) أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ أُوتُوا نَصِيبًا مِّنَ الْكِتَابِ يَشْتَرُونَ الضَّلَالَةَ وَيُرِيدُونَ أَن تَضِلُّوا السَّبِيلَ (44)
الصفحة Page 85
(38) (Perëndia nuk i don) as ata që ndajnë nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës, e nuk besojnë Perëndinë as Ditën e Kijametit, (këta kanë për shok djallin), e ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është ai!
(39) E, ç’dëm do të kishin ata sikur të besonin Perëndinë dhe Ditën e Kijametit, dhe të ndanin nga pasuria që u ka dhënë Perëndia? Perëndia është njohës i mirë i tyre.
(40) Me të vërtetë, Perëndia as sa thërrmia nuk e dëmton askend; por në qoftë se mirësia është sa thërrmia, Perëndia e shumëfishon atë dhe jep nga mirësia e Tij shpërblim të madh.
(41) Si do të jetë pozita e të këqinjve, kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë (pejgamberët) dhe të sjellin ty (o Muhammed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!
(42) Atë ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që nuk i janë bindur Pejgamberit, do të dëshironin të rrafshohen me tokë; e Perëndisë nuk mund t’ia fshehin asnjë fjalë.
(43) O besimtarë! Mos bëni namaz kur jeni të dehur, përderisa të kthjelloheni e të dini se ç’flisni, as kur jeni të papstër (xhunub) – përveç nëse jeni udhëtarë, përderisa të laheni; e nëse jeni të sëmurë ose gjendeni në rrugë, ose keni kryer nevojën natyrore, ose ju keni afruar grave, e nuk gjeni ujë, atëherë synoni (pastrimin) me dhé të pastër, dhe fërkoni (me duar) fytyrën tuaj dhe duart tuaja. Se, Perëndia, me të vërtetë është shlyes dh falës i mëkateve.
(44) A nuk i sheh ti (o Muhammed!) ata, të cilëve iu është dhënë një pjesë prej Librit, e të cilët e ndërrojnë të mirën me të keqen dhe dëshirojnë që edhe ju të humbisni rrugën e mbarë.
 


اتصل بنا | الملكية الفكرية DCMA | سياسة الخصوصية | Privacy Policy | قيوم المستخدم

آيــــات - القرآن الكريم


© 2022