(34) Thuaj: “A ka ndër shokët tuaj (idhujtarë që i adhuroni ju) ndonjë që mund të krijojë prej kurrgjëje, e pastaj (pas vdekjes) përsëri ta kthejë (në jetë)?” Thuaj: “Perëndia krijon prej kurrgjëje, e pastaj e përsërit atë (në jetën e amshueshme)!” E, si shmangeni ju (nga besimi në Perëndinë)?
(35) Thuaj: “A ka ndër shokët tuaj (idhujtarë që i adhuroni ju) ndonjë që mund të udhëzojë në rrugë të drejtë?” Thuaj: “Vetëm Perëndia udhëzon në rrugë të drejtë! E pra, a është më e merituar të shkosh pas atij që udhëzon në rrugë të drejtë, apo ai, i cili as vetën nuk është në rrugën e drejtë, përveç, nëse e shpie dikush atë? E, çka keni. Si po gjykoni ju ashtu?!”
(36) Shumica veprojnë vetëm sipas hamendjes. Me të vërtetë hamendja nuk e plotëson të vërtetën. Perëndia, pa dyshim di mirë atë që punojnë ata.
(37) Kyr Kur’an nuk është i trilluar prej askujt, por vetëm është shpallur prej Perëndisë, për të vërtetuar shpalljet e mëparshme, dhe të shpjegojë dispozitat; në të s’ka dyshim (ka zbritur) nga Zoti i gjithësisë!
(38) Ose ata thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar atë (Kur’anin)”. Thuaj: “E pra, silleni ju një sur të ngjashme dhe thirrni (në ndihmë) kë të doni, përpos Perëndisë, nëse jeni të drejtë”.
(39) Ata e mohojnë atë (Kur’anin) pa e kuptuar me themel çka ka në të e pa i ardhur akoma as shpjegimi i tij; po kështu, kanë mohuar edhe ata para tyre; e shiko, si kanë përfunduar zullumqarët!
(40) Disa prej tyre besojnë në të, e disa nuk besojnë në të (Kur’an). E, Zoti yt më së miri i njeh ngatërrestarët.
(41) Nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, thuaju: “Për mua janë veprat e mia, e për ju – veprat tuaja, ju jeni larg prej veprave që punoj unë, e unë jam larg prej veprave që punoni ju.
(42) Ka prej tyre, që të përgjojnë. Por, a mund të bësh ti, që të dëgjojnë të shurdhëtit, të cilët skanë as mend?